Flash

Donald Trump shpallet “Personi i Vitit” nga revista Time

Lapsi.al 12 December 2024
Donald Trump shpallet “Personi i Vitit” nga revista Time

Presidenti Donald Trump u emërua Personi i Vitit nga revista Time për herë të dytë.

Trump, i cili më parë u nderua nga Time pas fitores së tij në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016, e quajti fitoren e dytë "një nder të jashtëzakonshëm".

“Time Magazine, duke marrë këtë nder për herë të dytë, mendoj se më pëlqen më shumë këtë herë në fakt,” tha ai përpara se t'i binte ziles në Wall Street.

Kryeredaktori i Time, Sam Jacobs u shpreh se Trump ishte dikush që "për mirë apo për keq, kishte ndikimin më të madh në lajmet në vitin 2024".

“Ky është dikush që bëri një rikthim historik, që riformoi presidencën amerikane dhe që po riorganizon politikën amerikane”, tha Jacobs. “Është  personi më me ndikim në lajme.”

Trump është një nga 13 personat, kryesisht presidentë amerikanë, që e fitoi këtë nder dy herë që kur u lançua në vitin 1927. Ish-presidenti Franklin Delano Roosevelt është i vetmi që është shpallur personi i vitit tre herë.

Finalistët e tjerë të vitit 2024 përfshinin miliarderin Elon Musk, Zëvendës Presidentja Kamala Harris, Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Princeshën e Britanisë Kate Middleton. Artistja Taylor Swift fitoi vitin e kaluar./Lapsi.al

Të këshilluara

Shawn Mendes flet për romancat me artistet

Shawn Mendes me sa duket po trajton trekëndëshin e tij famëkeq të dashurisë me Sabrina Carpenter dhe Camila Cabello për herë të parë. Në një pamje paraprake ...

15:20

Mariah Carey anulon koncertin: Jam zemëthyer

Mariah Carey ka ndarë një lajm të trishtë me fansat e saj në Pittsburgh, Pennsylvania. Fituesja e Grammy-t  anuloi koncertin e saj të mërkurën vetëm disa orë...

14:47

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI