Flash

Mbappé lirohet nga akuzat për përd*unim, hetimi mbyllet: “Prova të pamjaftueshme”

Lapsi.al 12 December 2024
Mbappé lirohet nga akuzat për përd*unim, hetimi mbyllet:

Kylian Mbappé është liruar nga akuza për dhunë seksuale: drejtësia suedeze ka mbyllur hetimin mbi pretendimin për përdhunim në Stokholm tetorin e kaluar. Prokurorja Marina Chirakova deklaroi se ka vendosur të mbyllë procedimin për mungesë provash, pas një muaji hetimesh ku nuk doli asnjë akt i dënueshëm.

Kjo është deklarata e publikuar nga drejtësia suedeze disa orë më parë: “Kemi ndërmarrë masat e zakonshme hetimore, duke përfshirë kryerjen e disa intervistave. Në hetimet për dhunë seksuale është zakon të kryhen edhe hetime teknike, dhe e kemi bërë këtë edhe në këtë rast.”

Futbollisti i Real Madrid nuk është marrë asnjëherë në pyetje mbi çështjen dhe gruaja që kishte ngritur padinë kundër Mbappé nuk ka bërë asnjë koment.

Mbappé lirohet nga akuza për dhunë seksuale, hetimi mbyllet

Në tetor, gjatë një pushimi për ndeshjet ndërkombëtare, Kylian Mbappé shkoi me pushime në Stokholm. Disa ditë më vonë, mediat suedeze raportuan se në të njëjtin hotel ku futbollisti kishte kaluar natën kishte ndodhur një përdhunim, dhe lojtari u përfshi në listën e “të dyshuarve”. Forcat lokale të rendit konfirmuan se ishte hapur një hetim për të sqaruar ngjarjen, por sot çështja u mbyll për mungesë provash, pa bërë asnjë referencë për lojtarin e Real Madrid.

Lexo më tej: Mbappé e akuza për përd*unim në Suedi: “Aspak i shqetësuar, gati të shkoj në gjykatë”

Mbappé e kishte mohuar përfshirjen e tij përmes avokatit të tij dhe në një intervistë të dhënë këtë të diel në programin “Clique” në Canal+ France: “Nëse më thërrasin, do të përgjigjem pa asnjë problem. Flas shpesh me vajzën me të cilën kalova natën.”

Mediat suedeze: Mbappé “një i dyshuar i arsyeshëm”

Mediat suedeze kishin raportuar se Mbappé ishte konsideruar si një “i dyshuar i arsyeshëm”, por futbollisti e kishte mohuar çdo përfshirje që nga fillimi, përmes rrjeteve të tij sociale. Kjo situatë kishte ngjallur debat në Francë, pasi Mbappé nuk ishte thirrur nga kombëtarja franceze me arsyetimin se duhej të shërohej nga një dëmtim. Ndërkohë, udhëtimi i tij në Stokholm për një festë private kishte shkaktuar shumë diskutime.

Futbollisti i sapotransferuar te Real Madrid deklaroi, gjithashtu, në intervistën e dhënë për Canal+ France, se Carlo Ancelotti i kishte dhënë pesë ditë pushim dhe i kishte sugjeruar të shkonte në një vend ku nuk do të ndiente presion.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI