Flash

Tiranë/ Grabiti me dhunë automjetin në hyrjen e një mobilerie, prangoset 32-vjeçari

Lapsi.al 12 December 2024
Tiranë/ Grabiti me dhunë automjetin në hyrjen e një

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi dje vodhi një automjet në hyrjen e një mobilerie.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin "Bajram Curri", ku 32 vjeçari kishte hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur çelësin e një automjeti i cili ishte i parkuar në hyrje të mobilerisë.

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë finalizuar operacioni policor i koduar "Grab", ku në pranga ra personi me inicialet I. L., 32 vjeç, banues në Durrës. Automjeti u gjet i braktisur në rrugën "Babë Rexha" dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.’, njoftoi sot policia.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI