Flash

Tre ditë në det në hapur pas fundosjes së varkës, shpëtohet 11-vjeçarja

Lapsi.al 12 December 2024
Tre ditë në det në hapur pas fundosjes së varkës,

Një vajzë 11-vjeçare, e veshur me një jelek të thjeshtë shpëtimi dhe e kapur pas një palë tubash gomash, është shpëtuar në ishullin italian të Lampedusa, duke u thënë shpëtimtarëve se kishte kaluar tre ditë në det pas fundosjes së varkës që la pas 40 viktima.

Vajza nga Sierra Leone tha se kishte qenë në një varkë metalike me 45 persona dhe e cila ishte nisur ditë më parë nga qyteti tunizian Sfax. Teksa anija e prishur po kalonte përmes një prej rrugëve më të rrezikshme të migracionit në botë, ajo u ndesh me një stuhi, duke e vënë atë përballë dallgëve të larta metra dhe erërave të forta.

Vajza tha se dy persona të tjerë kishin qenë fillimisht në ujërat përreth saj, por më pas ishin zhdukur. E mitura kishte kaluar ditë pa pirë ujë apo ushqim dhe vuante nga hipotermi. Ajo u dërgua në Lampedusa. Më shumë se 24,300 njerëz janë zhdukur ose kanë vdekur përgjatë rrugës midis Afrikës veriore dhe Italisë e Maltës në dekadën e fundit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI