Flash

Berisha: Në 23 dhjetor bllokojmë totalisht Tiranën, nga Priska deri në Vorë

Lapsi.al 13 December 2024
Berisha: Në 23 dhjetor bllokojmë totalisht Tiranën, nga Priska

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se protesta e paralajmëruar e opozitës në 23 dhjetor do të jetë masive dhe se do të synohet bllokimi i Tiranës nga të gjitha drejtimet. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kryedemokrati tha se kjo është pjesë e mosbindjes civile.

“Më datën 23 dhjetor, ditën e hënë në ora 17.00, kemi mosbindjen civile më të fuqishmen që ka parë Tirana ndonjëherë. Mbarë bota mezi pret këtë akt, këtë mosbindje E kanë pëlqyer shumë, kudo në botë. U them unë juve. Se një gjë duhet ta dini. Atë ndihmë që na ka dhënë ne shtypi ndërkombëtar, nuk i dalim borxhit kurrë.

Dhe ta dini që, ka gazetarë të cilët kanë humbur vende për shkrimet që kanë bërë. Janë treguar të mëdhenj. Janë treguar njerëz të lirë, dhe mirënjohja jonë është e pakufishme ndaj tyre. Ndaj dhe, e keni parë ju vet se me ç’pasion i paraqesin mediat e botës protestat tona, sepse janë anti-diktaturë, sepse janë për liri. Nuk mund të ndodhtë ndryshe.

Ndaj dhe kjo mosbindje, Tiranën nga Qafë Priska gjer në Vorë duhet ta bllokojmë plotësisht, totalisht nga të gjitha drejtimet. Jam i sigurt se, ju do të mobilizoni të gjithë potencialet që kemi për të bërë një nga mosbindjet civile më të shkëlqyera, më të fuqishmet që kemi realizuar ndonjëherë” – tha Berisha.

I pyetur nga mediat për skenarin e kësaj proteste, Berisha tha se detajet do të komunikohen sapo të finalizohen, por ka theksuar se ajo do të jetë shumë dinamike.

“Do të jetë një skenar shumë i ngjeshur dhe i fortë. Unë do të jem patjetër atje. Skenari i protestës së 23 dhjetorit do komunikohet sapo të finalizohet. Do jetë një skenar shumë i ngjeshur dhe i fortë. Unë do jem patjetër”, - u shpreh Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Në Damask kërkojnë kokën e Assad

Zemërimi në kryeqytetin sirian është i dukshëm ndërsa familjet kërkojnë për të dashurit e tyre, që rezultojnë të zhdukur, ose kanë vdekur në sistemin e egër të ...

16:09

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI