Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

NATO: Rusia po përgatitet për një luftë afatgjatë me Ukrainën dhe Europën

Lapsi.al 13 December 2024
NATO: Rusia po përgatitet për një luftë afatgjatë me

Në një fjalim të enjten në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të "fshijë Ukrainën nga harta" dhe ai i bëri thirrje aleancës "të kalojë në një mentalitet të kohës së luftës dhe të rrisë prodhimin dhe shpenzimet në fushën e mbrojtjes. "

“Rusia po përgatitet për një konfrontim afatgjatë, me Ukrainën dhe me ne”, tha Mark Rutte, duke shtuar se evropianët duhet të përgatiten për mundësinë që Rusia të përdorë “ushtri dronësh” në kontinent. Putini, shtoi ai, "po përpiqet të godasë lirinë dhe mënyrën tonë të jetesës".

"Ne nuk jemi gati për atë që do të na vijë pas katër deri në pesë vjet", tha ish-kryeministri holandez, i cili paralajmëroi se shtetet e NATO-s mund të kenë nevojë të shpenzojnë më shumë se 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në fushën e mbrojtjes. NATO tani kërkon nga vendet e saj anëtare që të shpenzojnë 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje.

Gjatë Luftës së Ftohtë, tha zoti Rutte, evropianët shpenzuan më shumë se 3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, një nivel që është kërkuar edhe nga Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për vendet anëtare të NATO-s.

Vetëm 23 nga 32 anëtarët e NATO-s pritet të përmbushin objektivin prej 2 për qind këtë vit, sipas zyrtarëve të aleancës.

Udhëheqësi i NATO-s u bëri thirrje gjithashtu qeverive të vendeve anëtare të aleancës që të rrisin buxhetet e tyre ushtarake, duke paralajmëruar se Rusia ndoshta do të shpenzojë deri në 7% ose 8% të prodhimit të brendshëm brute për mbrojtjen vitin e ardhshëm.

Rusia është tashmë e angazhuar në një "fushatë të koordinuar për të destabilizuar shoqëritë tona", paralajmëroi Rutte, duke përmendur "veprimet armiqësore" të fundit që Moska ka ndërmarrë kundër anëtarëve të NATO-s, duke përfshirë sulmet kibernetike dhe tentativat për vrasje.

"Rreziku po lëviz drejt nesh me shpejtësi të madhe", paralajmëroi zoti Rutte. "Ne nuk do të jemi të sigurt në të ardhmen nëse nuk jemi të përgatitur të përballemi me këtë rrezik."/ VOA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI