Flash

Tre të arrestuar në një operacion kundër tregjeve të paligjshme kibernetike

Lapsi.al 13 December 2024
Tre të arrestuar në një operacion kundër tregjeve të

Prokuroria e Posaçme shqiptare kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prokuroria e Posaçme dhe policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorët amerikanë në Florida dhe Byronë Federale të Hetimeve (FBI), arrestuan tre persona të përfshirë në tregje të paligjshme kibernetike. Gjatë operacionit që pasoi hetimet disamuajshe, dy persona u arrestuan në Kosovë dhe një në Shqipëri.

Në një njoftim të përbashkët të policisë dhe prokurorisë në Kosovë thuhet të dyshuarit “me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm... kanë themeluar dhe udhëhequr për disa vite me radhë tregun kriminal online ‘RYDOX’, i cili u ofronte keqbërësve, shiste dhe trafikonte produkte dhe shërbime të kundërligjshme, përfshirë të dhëna personale të viktimave (shtetas amerikanë) si: emra, adresa, numra të sigurimeve shoqërore, patentë shoferi, adresa elektronike e fjalëkalime dhe të dhëna të llogarive bankare”.

Në njoftim thuhet se tregu kriminal online ishte “i vendosur në një server në Malajzi dhe është sekuestruar në bashkëpunim me autoritetet e Malajzisë.

Në një njoftim të SPAK-ut thuhet se që nga muaji shkurt i vitit 2016 “RYDOX ka kryer mbi 7,600 shitje të informacionit që gjeneruan të paktën 230,000 dollarë të ardhura. Platforma ka ofruar mbi 321,372 produkte të krimit kibernetik për një bazë përdoruesish prej 18,000 individësh...”.

SPAK-u tha se u arrestua njëri nga administratorët, shtetasi i Kosovës Sh.S., i cili kishte banim dhe lejeqëndrimi në Shqipëri.

Autoritetet në Kosovë thanë se një nga të arrestuarit ka udhëhequr për vite me radhë administrimin e tregut kriminal online “BlackDB”, i cili ka ofruar për shitje “të dhëna të llogarive dhe serverëve të komprometuar, të dhëna të kartave të kreditit dhe të dhëna tjera personale të shtetasve amerikanë. Keqbërësit kibernetik, të dhënat e siguruara nga tregu BlackDB i kanë përdorur për qëllime të ndryshme kriminale, përfshirë mashtrimet me taksa, mashtrime me kartela krediti, dhe vjedhje identiteti”.

Në të dyja anët janë sekuestruar prova materiale.

Ndërkohë,Prokurori amerikan në një qark të Floridës, Roger B. Handberg njoftoi të enjten ngritjen e aktakuzës dhe arrestimin e Liridon Masuricës 33 vjeçar nga komuna e Gjilanit, i njohur gjithashtu si “@blackdb”.

Në njoftim thuhet se autoritetet amerikane kërkojnë ekstradimin e tanimë të arrestuarit Masurica në Shtetet e Bashkuara, në bazë të traktatit për ekstradim të ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës.

Aktakuza e ngarkon Masuricën për komplot për të kryer mashtrime përmes sigurimit të qasjes në pajisje kibernetike. Nëse dënohet, Masurica mund të përballet me një dënim maksimal prej 55 vitesh heqje lirie, thuhet në njoftim./VOA

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Koplik

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjne e sotme në aksin rrugor Koplik-Dedaj. Mësohet se një 21-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka...

19:50

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI