Flash

Dinamo rrëmben kreun, Nani e Qefalija fundosin Tiranën: Partizani ndalet nga Elbasani

Lapsi.al 14 December 2024
Dinamo rrëmben kreun, Nani e Qefalija fundosin Tiranën: Partizani

Partizani dështon të ngjitet në krye, i ndalur në 2-2 nga Elbasani, ndërsa Dinamo nuk gabon në derbin e kryeqytetit, duke mposhtur 2-0 Tiranën. Në pritje të Egnatias, Vllaznia dhe blutë bashkëkryesojnë renditjen, ndërsa të kuqtë nuk po dalin dot nga një situatë e ndërlikuar.

PARTIZANI ELBASANI 2-2

Partizani dhe Elbasani ndanë pikët pas një ndeshjeje emocionuese dhe të luftuar në “Arenën e Demave”, që përfundoi 2-2. Të dyja ekipet dhanë maksimumin në këtë sfidë të javës, por asnjëra nuk arriti të dilte me tri pikë.

Lexo më tej: Partizani humbet pathyshmërinë me Veselinovic, që ishte në tribunë: Bylis fiton 2-1

Ndeshja nisi vrullshëm për vendasit, të cilët kaluan në avantazh me një gol të shënuar nga Mba në minutën e 12-të. Por ky epërsi zgjati pak, pasi vetëm shtatë minuta më vonë, Tsague barazoi shifrat për Elbasanin. Në minutën e 28-të, verdheblutë përmbysën gjithçka me golin e Mustës, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1 në favor të tyre.

[video width="800" height="356" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/675dcb60bdc62-1-1.mp4"][/video]

Në pjesën e dytë, Partizani shtoi presionin dhe arriti të barazonte në minutën e 60-të me një goditje të saktë të Janjevës, i cili mposhti portierin Abalora. Megjithëse vendasit kërkuan golin e fitores, ata nuk ia dolën të ndryshonin rezultatin.

[video width="576" height="256" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/675dcd233e40c-1.mp4"][/video]

Ky barazim e mban Partizanin në krizë rezultatesh pas humbjes së fundit me Bylisin, duke bërë që të marrin vetëm një pikë nga dy ndeshjet e fundit. Me këtë rezultat, të kuqtë zbresin në vendin e 3-të në renditje me 30 pikë, duke humbur terren ndaj rivalëve. Ndërkohë, Elbasani ngjitet në vendin e 5-të me 22 pikë dhe vazhdon të mbetet një skuadër e rrezikshme në garë për pozitat e larta.

[video width="640" height="284" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/675dcf286559c-1.mp4"][/video]

DINAMO - TIRANA 2-0

Dinamo shënoi një fitore të rëndësishme në derbin ndaj Tiranës, duke u rikthyer në krye të Superiores me pikë të barabarta me Vllazninë. Për Tiranën, kjo ishte humbja e parë nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani.

Sfida u karakterizua nga intensiteti i lartë dhe momentet emocionuese, me të dyja skuadrat që krijuan raste të shumta. Dinamo tregoi efektivitet të lartë në pjesën e parë, kur përfitoi nga dy minuta magjike për të mbyllur ndeshjen. Qefalija hapi serinë e golave në minutën e 33-të, ndërsa Nani e dyfishoi rezultatin vetëm dy minuta më pas.

[video width="1022" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/675dcf0d324d3-1.mp4"][/video]

Pjesa e dytë u karakterizua nga dominimi i bardhebluve, të cilët kërkuan të riktheheshin në lojë. Përpjekjet e Tiranës, veçanërisht nga Ndreca, nuk u kurorëzuan me sukses, për shkak të mungesës së saktësisë dhe mbrojtjes solide të Dinamos. Në minutat e fundit, Tirana kishte disa raste për të ngushtuar diferencën, por pa arritur të ndryshonte fatin e ndeshjes.

[video width="1022" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/675dcf083fc21.mp4"][/video]

Me këtë fitore, Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja ngjitet sërish në vendin e parë me 34 pikë, duke rikonfirmuar ambiciet për titullin kampion. Tirana, nga ana tjetër, mbetet në pozita më të ulëta në renditje dhe duhet të reagojë shpejt për të qëndruar në garë për objektivat sezonalë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI