Flash

Leonardo rrëfen natën e Fenomenit para finales së 2002-it: “Kishte frikë të flinte”

Lapsi.al 14 December 2024
Leonardo rrëfen natën e Fenomenit para finales së 2002-it:

Ronaldo Fenomeni ishte protagonisti i madh i Brazilit kampion në Botërorin 2002, të luajtur në Korenë e Jugut dhe Japoni. Fitorja 2-0 kundër Gjermanisë në finale ishte meritë e tij, falë dy golave vendimtarë që i dhanë kombëtares braziliane titullin. Për atë ndeshje ka folur Leonardo, ish-lojtar dhe ish-trajner i Milanit dhe Interit. Braziliani tregoi një episod të veçantë gjatë Supernova, një podcast i Alessandro Cattelan, duke shpjeguar gjithçka që kishte ndodhur me Ronaldon në katër vitet mes Botërorit të Francës 1998 dhe atij aziatik.

Leonardo nis duke përmendur atë që ndodhi para finales kundër Francës në 1998. Një problem shëndetësor nuk e lejoi Ronaldon të ishte në 100% të formës, por gjithsesi “Fenomeni” vendosi të luante. “Historia e tij është e pabesueshme, u sëmur, ishte diçka shumë e vështirë për t’u përballuar,” – shpjegon ai. “Natyrisht, e prisnim deri në fund për të parë nëse lojtari më i mirë në botë mund të zbriste në fushë, dhe në fund ai vendosi të luajë”. Brazili humbet dhe, katër vite më vonë, Ronaldo, në prag të finales kundër Gjermanisë, kalon një natë pa gjumë: “Kishte frikë”.

Lexo më tej: Brazili një dështim, Ronaldo e plani 'fenomenal': bëhet president e sjell Guardiolën

Ai kishte frikë se mund t’i ndodhte sërish një problem shëndetësor: “Ai pati një krizë, një lloj ‘shkurtcirkuiti’, ku fizikisht nuk e përballon dot, ishte shumë e vështirë për t’u menaxhuar,” – shpjegon Leonardo. “Katër vite më vonë, Brazili kthehet në finale dhe në prag të ndeshjes ai flet me mua, por vendos të mos flejë sepse kishte frikë se mos i ndodhte sërish e njëjta gjë”. Por këtë herë Ronaldo ishte në gjendje të shkëlqyer, dhe ajo finale do të ishte triumfi i tij më i madh në ditën më të rëndësishme të karrierës: “Zbriti në fushë, shënoi dy gola dhe u bë kampion bote”.

Leonardo për Ronaldon: “Pas Maradonës dhe Pelés është ai”

Leonardo e lartëson plotësisht “Fenomenin”: “Nuk e quajnë Ronaldo Fenomeni kot, e quajnë kështu në mbarë botën,” – thotë ai. “Kur mbërriti, ishte një revolucion. Ronnie arriti të bënte gjithçka që të tjerët kishin bërë para tij, por me dyfishin e shpejtësisë. Ishte një gjë mbresëlënëse, kishte një shpejtësi ekzekutimi të jashtëzakonshme dhe një forcë të pazakontë. Për më tepër, mënyra si vraponte ishte shumë elegante, duke bashkuar shumë cilësi”. Dhe përfundon: “Nëse Pelé dhe Maradona janë Olimpi, unë mendoj se pas tyre vjen Ronaldo”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI