Flash

Vlahovic shpëton Juventus në shtesë: ai ndaj Venezia, barazimi i katërt radhazi

Lapsi.al 14 December 2024
Vlahovic shpëton Juventus në shtesë: ai ndaj Venezia, barazimi i

Juventus nuk di më të fitojë në kampionat. Në javën e 16-të të Serie A, skuadra e teknikut Thiago Motta nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 kundër Venezia, që mbyll renditjen. Për bardhezinjtë regjistrohet barazimi i katërt radhazi. Në Allianz Stadium, në pjesën e parë, Gatti (19’) zhbllokoi ndeshjen duke devijuar në portë një goditje me kokë të Thuram, ndërsa një goditje me të djathtën nga Andersen përfundoi në traversë. Në pjesën e dytë, arbitri Giua anuloi një gol të Yildiz për prekje me dorë. Më pas, goditjet me kokë të Ellertsson (61’) dhe Idzes (83’) përmbysën rezultatin, por Vlahovic (95’) shpëton Juventus nga pika e bardhë në kohën shtesë.

UDINESE 1-3 NAPOLI

Në ndeshjen hapëse të javës së 16-të të Serie A, Napoli mposht 3-1 Udinesen. Në stadiumin Bluenergy në Udine, ndeshja fillon keq për ekipin e Contes, i cili e mbyll pjesën e parë në disavantazh, por rikthehet agresiv në pjesën e dytë për të barazuar dhe fituar. Në pjesën e parë, Thauvin (22’) i jep avantazhin vendasve pas një ribatje të penalltisë së pritur nga Meret. Në pjesën e dytë, Lukaku (50’) barazon rezultatin, ndërsa një autogol i Giannettit (76’), pas një aksioni të shkëlqyer të Neres, i kalon miqtë në avantazh. Anguissa (81’) shënon golin që vulos fitoren e Napolit, i cili mban hapin ndaj Atalantës, duke mbetur dy pikë prapa saj.

Lexo më tej: Audio e arbitrit në Inter-Napoli për penalltinë që tërboi teknikun e Napolit Conte

CAGLIARI 0-1 ATALANTA

Atalanta fiton 0-1 ndaj Cagliarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Serie A, duke regjistruar fitoren e dhjetë radhazi në kampionat (për herë të parë në historinë e saj) dhe duke forcuar pozitat në krye të renditjes. La Dea vuan shumë në pjesën e parë, por shpëtohet nga pritjet spektakolare të Carnesecchi-t. Në pjesën e dytë ndryshon ritmin dhe gjen golin vendimtar me Zaniolon (66’), i cili sapo kishte hyrë në fushë. Gasperini i shton presion Napolit dhe Interit, ndërsa trajneri Nicola rrezikon të përfshihet në zonat e nxehta të renditjes.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI