Flash

Banks ndaj Pelé nuk ishte 'asgjë': pritja e jashtëzakonshme e Dibu Martinez

Lapsi.al 15 December 2024
Banks ndaj Pelé nuk ishte 'asgjë': pritja e
Emiliano Martinez, portieri argjentinas i Aston Villa, tërhoqi vëmendjen në javën e fundit të Premier League me një pritje vërtet të jashtëzakonshme në sfidën ndaj Nottingham Forest, pavarësisht humbjes së skuadrës së tij. “Dibu” tregoi aftësi mahnitëse duke lënë të habitur kundërshtarët, të cilët menduan se kishin shënuar golin e avantazhit.

Pritja spektakolare e Martinez në Nottingham-Aston Villa

Aksioni vendimtar ndodhi në minutën e 60', gjatë një sulmi të ekipit vendas. Një goditje me kokë e Nico Dominguez duket se kishte mposhtur Martinez për të kaluar Nottingham Forest në avantazh. Por ja ku ndodhi befasia: portieri argjentinas, kampion bote, arriti me një ndërhyrje gjeniale ta ndalte topin me dorën e majtë, kur ky ishte kaluar vijën e portës. Jo vetëm kaq, Martinez gjithashtu arriti ta largonte topin nga zona e rrezikut.

Kundërshtarët të dëshpëruar, pritja “zhduku” një gol të sigurt

Në vend të topit, ishte vetë Martinez që përfundoi brenda portës, ndërsa lojtarët e Nottingham Forest, që menduan se kishin shënuar, mbetën të shokuar. Disa nga ata që ngritën duart për të festuar golin, më pas i vendosën në kokë nga dëshpërimi. Disa madje shpresuan se teknologjia do ta konfirmonte golin, por rezultati mbeti 0-0, duke i detyruar vendasit të rifillonin përpjekjet. Në fund, Nottingham arriti të siguronte fitoren me rezultatin 2-1.

Pritja që bëri xhiron e botës

Pavarësisht rezultatit, pritja e Martinez u vlerësua si një nga momentet më të spikatura të sezonit. Një sondazh i realizuar nga Sky Sports X e shpalli atë pritjen më të mirë të sezonit. Lexo më tej: Me qëllim apo jo? Mings shkakton penalltinë e pabesueshme, Martinez e pa i habitur Ish-futbollisti dhe analisti televiziv Jamie Redknapp e përshkroi ndërhyrjen si më të mirën ndonjëherë në Premier League: “Është pritja më e mirë. Nuk më vjen ndërmend një ndërhyrje më të mirë në Premier League gjatë jetës sime. Njerëzit flasin për pritjen e Gordon Banks ndaj Pelé”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI