Flash

Champions me Juven pastaj tumori, Muratore lë futbollin: "E provova deri në fund"

Lapsi.al 15 December 2024
Champions me Juven pastaj tumori, Muratore lë futbollin: "E provova
Ish-mesfushori i Juventusit, Simone Muratore, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 26-vjeçare, pas një beteje trevjeçare kundër një tumori cerebral. Me fanellën bardhezi, Muratore ka luajtur në Serie A dhe në Champions League nën drejtimin e Maurizio Sarrit.

Në një postim emocional në Instagram, Muratore shkroi:

“Kanë kaluar 3 vite nga ai moment, një lajm që më erdhi si rrufe në qiell të pastër dhe ndryshoi jetën time dhe të atyre që më rrethojnë. Neurocitomë në ventrikulin e majtë. Çaste mendimesh, pyetjesh, zemërimi. Nuk kam derdhur asnjë lot, gjithmonë jam përpjekur të dukem i fortë për të tjerët, që nga dita e lajmit deri natën para operacionit, kur isha në dhomë me nënën time, gruaja më e fortë që kam njohur ndonjëherë. Atë natë shpërtheva në lot si një fëmijë, nga frika se nuk do të zgjohesha më, ose se do të zgjohesha por nuk do të isha më i njëjti person si më parë.”

Një betejë e gjatë dhe e dhimbshme

Muratore përshkroi vitet pas diagnozës si një periudhë të mbushur me vuajtje dhe sfida: “Ishte si të kthehesha një fëmijë dhe të rifilloja gjithçka nga fillimi. Kam mësuar sërish të flas mirë, të eci, të vrapoj, të shkruaj, të lexoj, të numëroj. Kishte ditë kur mezi ngrihesha nga shtrati, pavarësisht se ndihesha më mirë.” Në fund të mesazhit të tij, ai bëri të ditur vendimin për t’i dhënë fund karrierës futbollistike: “Sot i vë një pikë karrierës time si futbollist. E provova deri në fund të rikthehesha, derdha lot dhe djersë, por nuk isha më ai i pari. Kuptova se isha me fat që isha shëruar dhe që isha mirë.” Simone Muratore ka dhënë një shembull frymëzues të forcës dhe qëndresës në përballjen me sfidat më të vështira, duke e përmbyllur kapitullin e tij në futboll me dinjitet dhe mirënjohje për shëndetin e rikthyer.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by SM38 (@simonemuratore)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI