Flash

Atentati në Athinë/ Identifikohet personi i tretë, dyshohet të jetë plagosur

Lapsi.al 16 December 2024
Atentati në Athinë/ Identifikohet personi i tretë, dyshohet

Është arritur të identifikohet një nga dy personat që ndodhej në kafene me Irakli Davellën dhe Edi Lulon alias Etmond Hysa ditën e diel para atentatit në Athinë.

Bëhet fjalë për personin i cili ishte prezent dy të parët, por në momentin e të shtënave është larguar me shpejtësi nga vendi ngjarjes.

Siç konfirmojnë burimet e mediave greke bëhet fjalë për një person me precedentë penalë në Greqi, i përfshirë në çështje gjobëvënie dhe vjedhje. Ka dyshime se ky person mund të jetë plagosur lehtë gjatë ngjarjes.

Policia greke ka nisur kërkimet për të me qëllim që t’i marrë dëshminë. Kërkime njëkohësisht po bëhen edhe për mjetin tip “Polo” që dyshohet se është përdorur nga autorët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI