Flash

Autoritetet palestineze: 45 mijë viktima në Rripin e Gazës

Lapsi.al 16 December 2024
Autoritetet palestineze: 45 mijë viktima në Rripin e Gazës

Autoritetet palestineze, që kontrollohen nga grupi i Hamasit në Gazë, thonë se numri i viktimave gjatë luftës 14 mujore me Izraelin ka arritur në 45 mijë. Izraeli në anën tjetër njofton se gjatë luftës ka vrarë 17 mijë militantë të Hamasit, të dhëna këto që gjithashtu nuk janë të konfirmuara. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Gazë njoftohet për dhjetëra të vrarë gjatë sulmeve izraelite, përfshirë edhe atë në një shkollë që ishte kthyer në strehë për të zhvendosurit në Khan Younis, në jug të territorit palestinez.

Palestinezët në Khan Younis të Gazës po kërkonin sot (të hënën) për të mbijetuar nën rrënoja, pas një sulmi izraelit që goditi gjatë natës një shkollë të kthyer në strehë për të zhvendosurit.

Autoritetet palestineze të shëndetësisë, që kontrollohen nga grupi militant Hamas, thanë se të paktën 20 persona, u vranë në këtë sulm.

“Ne ndjemë dridhjen dhe shpërthimin e raketës. Më pas u zgjuam me rrënojat sipër nesh. Fillova të heq gurët nga vëllezërit, motrat dhe nëna, duke kontrolluar se kush ishte i vetëdijshëm. Të gjithë ishin gjallë, përveç nënës. Dora e saj ishte copëtuar plotësisht dhe ishte e qartë që nuk ishte gjallë”, thotë Salma Asdoudy, e mbijetuar e sulmit në Khan Younis.

Ushtria izraelite tha të hënën se sulmoi militantët e Hamasit që vepronin në një kompleks që më parë shërbente si shkollë e drejtuar nga Kombet e Bashkuara. Izraeli tha se kompleksi shërbente gjithashtu si një kamp trajnimi për të përgatitur dhe planifikuar sulme kundër forcave izraelite.

Lufta në Gazë filloi kur grupi palestinez Hamas, që Uashingtoni dhe Brukseli e kanë shpallur organizatë terroriste, kreu një sulm në Izrael më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe duke marrë më shumë se 250 pengje. Mbi gjysma e pengjeve janë liruar nga Hamasi ose gjatë operacioneve të ushtrisë izraelite.

Nuk dihet saktësisht se cili është fati i 101 pengjeve që ende mbahen në Gazë.

Hamasi publikoi të shtunën videon e një pengu izraelito-amerikan, Edan Alexander gjatë të cilës ai i bën thirrje Presidentit të zgjedhur Donald Trump që të mundësojë lirimin e tij.

Prindërit e tij thanë se ishte shumë e ‘rëndë’ të shihnin djalin e tij tyre në atë video.

“Kjo ishte hera e parë që e pashë djalin pas 421 ditësh. Po e shoh videon orë e çast. Do të doja ta mbaja dhe t’i them se çdo gjë do të jetë në rregull, por nuk mundem. Ne i përgjerohemi popullit izraelit, Kryeministrit Netanyahu, Presidentit të zgjedhur Trump, shihni ai është ende gjallë, arrini marrëveshjen me shpejtësi”, tha nëna e Edanit, Yael Alexander.

“Kam një mesazh për popullin palestinez, vuajtjet duhet të ndalojnë. Mbi 2 milionë palestinezë të zhvendosur duhet të kthehen në shtëpitë e tyre. Për këtë arsye na duhet një marrëveshje armëpushimi, sa më shpejtë të jetë e mundur, për lirimin e pengjeve gjithashtu, të mos ketë më hezitime, mjaft më”, thotë babai i pengut Edan, Adi Alexander.

Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës nga lufta 14-mujore ka arritur në 45,000 njerëz, thanë të hënën zyrtarët palestinezë të shëndetësisë.

Të dhënat palestineze thonë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit 52 palestinezë janë vrarë si pasojë e bombardimeve izraelite.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve kur njofton për viktima. Ushtria izraelite thotë se ka vrarë më shumë se 17,000 militantë, pa ofruar prova për këtë.

Gjatë fundjavës megjithatë janë rikthyer përpjekjet për të arritur armëpushim. Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara kanë ripërtërirë përpjekjet e tyre për të ndërmjetësuar një marrëveshje. Zyrtarët nga këto shtete kanë thënë se duket se ka më shumë vullnet nga të dyja palët për të arritur një armëpushim./ VOA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI