Flash

Celibashi: Më 11 Janar do të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë

Lapsi.al 16 December 2024
Celibashi: Më 11 Janar do të fillojë procesi i regjistrimit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se para Krishtlindjeve do të ketë një demonstrim të funksionaliteteve të platformës elektronike të regjistrimit të votuesve nga jashtë. Celibashi u shpreh në nënkomisionin parlamentar për diasporën dhe migracionin se në datën 11 janar 2025 dhe do të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë.

“Dua të konfirmoj se Procesi i përgatitjes të votimit nga jashtë ka shkuar në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhur, përfshi këtu edhe në kuptim të afateve që ky kod ka përcaktuar për aspekte të ndryshme të karakterit normativ apo organizativ të votimit nga jashtë. Komisioni rregullator në KQZ ka miratuar të gjitha aktet kryesore normuese me qëllim realizimin e votimit nga jashtë. Kemi miratuar aktin që ka të bëjë me regjistrimin, me përgatitjen e listës së zgjedhësve, kemi miratuar aktin që ka të bëjë me vërtetimin e adresës së votuesit nga jashtë. Kemi miratuar rregullat për procedurën e votimit nga jashtë. Jemi drejt finaliozimit të ndërtimit të platformës së regjistrimit. Besoj që para krishtlindjeve do të kemi një demonstrim të funksionaliteteve të këtij sistemi me qëllim që më 11 janar kjo platformë të jetë funksionale dhe të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë.”, tha Celibashi.

Më 5 dhjetor Presidenti Bajram Begaj, shpalli datën 11 maj të vitit 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Zyra e Presidencës sqaroi për mediat se Begaj vendosi që të respektojë kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në caktimin e datës së zgjedhjeve.

Gjatë konsultimeve që Begaj zhvilloi me krerët e partive politike, data 11 maj ishte propozuar edhe nga Partia Socialiste. Në konsultimet për datën e zgjedhjeve nuk morën pjesë përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Përfaqësues të kësaj partie i cilësuan farsë konsultimet e thirrura nga presidenti, pasi sipas tyre, data ishte paracaktuar nga shumica qeverisëse.

Të këshilluara

Minatorët protestë para Kryeministrisë

Paraditen e sotme para Kryeministrisë është zhvilluar protesta e radhës nga minatorët. Me pankarta në duar, ata janë shprehur se kërkesat e tyre janë të njëjta....

11:44

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI