Flash

Me biznes në Durrës dhe emër tjetër, kush është i plagosuri nga atentati në Athinë

Lapsi.al 16 December 2024
Me biznes në Durrës dhe emër tjetër, kush është i

Zbardhen detaje të reja nga atentati i djeshëm mafioz në Athinë, ku mbeti i vrarë shqiptari Irakli Davella.Edi Lulo, 46 vjeç, është emri aktual që mban në gjendjen civile i plagosuri i atentatit të djeshëm në Athinë.

Ky emër përkon edhe me pasaportën që i është sekuestruar atij pas ngjarjes. Por pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, policia greke ka zbuluar se personi i plagosur, më parë ka mbajtur identitetin Etmond Hysa, lindur në 1978 në Shqipëri.

Ai rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi dhe madje ka bërë burg për ngjarjen e vitit 2011, ku bashkë me dy shqiptarë të tjerë, grabitën Dhomën e Avokatëve të Athinës dhe nën kërcënimin e armëve morën 404.493 euro. Bashkë me këtë ngjarje ai u akuzua edhe për grabiten e një klinike mjekësore në Pagrati të Athinës ku u morën pajisje me vlerë 110.000 euro. Pasi kreu burgun, mësohet se u riatdhesua në Shqipëri.

Kohët e fundit jetonte në Dubai dhe në datën 9 dhjetor ka ardhur në Greqi me identitetin Edi Lulo. Me këtë identitet rezulton i regjistruar edhe në Shqipëri, ku rezulton edhe pronar i një biznesi në Durrës.

Të këshilluara

Së shpejti “Barbie 2”?

Një vazhdim i Barbie 2 thuhet se është në punë nga regjisorja Greta Gerwig dhe bashkë-shkrimtari Noah Baumbach. Burimet thonë për The Hollywood Reporter se n...

20:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI