Flash

Video/ Inter frikëson kampionatin; Lazio dërrmohet me 6 gola, mesazhi për të gjithë

Lapsi.al 16 December 2024
Video/ Inter frikëson kampionatin; Lazio dërrmohet me 6 gola, mesazhi

Pas fitoreve të Atalantës dhe Napolit, Inter përgjigjet fuqishëm në kreun e renditjes. Në ndeshjen e fundit të javës së 16-të të Serie A, skuadra e teknikut Inzaghi mposhti Lazio me rezultatin e thellë 6-0, duke u shkëputur në klasifikim nga bardhekaltërit dhe Fiorentina, dhe duke u ngjitur e vetme në vendin e tretë me 34 pikë.

Në “Olimpico”, në pjesën e parë, skuadra e teknikut Baroni dominoi deri në minutën e 30', por më pas Calhanoglu (41’) zhbllokoi ndeshjen nga pika e penalltisë, pas një prekjeje me dorë në zonë nga Gigot. Para pushimit Dimarco (45’) dyfishoi rezultatin pas një asisti perfekt nga Dumfries. Këto gola thyen ndeshjen dhe e vendosën atë në favor të zikaltërve. Në pjesën e dytë, Inter vazhdoi me presion dhe thelloi rezultatin falë një super goli nga Barella (51’), një goditje të fuqishme me kokë nga Dumfries (53’), një aksioni të shkëlqyer nga Carlos Augusto (77’) dhe një lëvizje individuale të Thuram (90’).

Lexo më tej: Inter, natë e sikletshme në Leverkusen: pas humbjes me Bayer, avari e avionit

Rruga u lehtësua nga një paraqitje katastrofike e Gigot, por Interi ishte i shkëlqyer në shfrytëzimin e rasteve. Në “Olimpico”, prekja e topit me dorë nga qendërmbrojtësi i Lazio i dhuroi Calhanoglus penalltinë e avantazhit, ndërsa goli i Dimarcos në fund të pjesës së parë e orientoi ndeshjen. Në pjesën e dytë, eurogoli i Barella, goli me kokë i Dumfries dhe finalizimi i Carlos Augusto vulosën triumfin, përpara se Thuram t'i bashkohej festës. Inter tregoi forcën e tij, mposhti Lazion 6-0 në “Olimpico” dhe i vendosi një presion të jashtëzakonshëm Atalantës, që tani është vetëm 3 pikë larg, ndërsa zikaltërit kanë ende një ndeshje të prapambetur kundër Fiorentinës për të luajtur.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI