Flash

Aksident në Berat/ Makina përfundon në kanal, plagosen 3 persona

Lapsi.al 17 December 2024
Aksident në Berat/ Makina përfundon në kanal, plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur në mesnatë në hyrje të qytetit të Beratit, në vendin e quajtur “Dogana”. Një automjet, tip ‘Hyundai’, që po qarkullonte në drejtim të qytetit të Beratit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Pas disa rrotullimesh makina ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 3 shtetasit që ndodheshin brenda në mjet. Të plagosurit mësohet se janë dy vëllezër dhe një grua, janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Të plagosurit kanë marrë plagë të shumta dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë, që kryen edhe kqyrjen e vendit të aksidentit.

Të këshilluara

Detaje nga sherri i adoleshentëve në Fier

Detaje të reja janë bërë të njohura rreth konflikti mes adoleshentëve në gjimnazin “Mustafa Hoxha” në fshatin Cakran në Fier, ditën e premte më 13 dhjetor, ku m...

14:24

Minatorët protestë para Kryeministrisë

Paraditen e sotme para Kryeministrisë është zhvilluar protesta e radhës nga minatorët. Me pankarta në duar, ata janë shprehur se kërkesat e tyre janë të njëjta....

11:44

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI