Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

DW: Cilat janë "misionet speciale" të Richard Grenell

Lapsi.al 17 December 2024
DW: Cilat janë "misionet speciale" të Richard Grenell

Ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, do të bëhet i dërguari për misionet speciale i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

"Ric do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në botë, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, shkroi Trump në platformën në internet Truth Social, të cilën ai e bashkëthemeloi. Grenell do të "luftojë për paqen përmes forcës" dhe do të vendosë gjithmonë Amerikën në vend të parë, shkruan ai.

Koreja e Veriut, Venezuela...

Koreja e Veriut dhe Venezuela janë kundërshtarë të Shteteve të Bashkuara, megjithëse Trump i ka konsideruar si të domosdoshme edhe bisedimet e drejtpërdrejta me Kim Jong Un, liderin e Koresë së Veriut.

Kreu i Koresë së Veriut ka injoruar përpjekjet e presidentit amerikan Joe Biden për të filluar bisedimet pa parakushte për katër vjet. Kim në vend të kësaj ka zhvilluar një marrëdhënie më të ngushtë me Rusinë dhe Putinin.

Kritikat ndaj Berlinit

Gjatë kohës së tij nëBerlin, ku Trump e dërgoi në mandatin e tij të parë në vitin 2018, Richard Grenell nuk u shmang të kritikonte kancelaren e atëhershme Angela Merkel dhe Gjermaninë. Fokusi kryesor i tij ishte në kontributin financiar të Gjermanisë në NATO.

Edhe pas kësaj, tashmë 58-vjeçari ka pasur rregullisht deklarata kritike ndaj Gjermanisë. Kur Ministria e Jashtme mori në shënjestër një deklaratë të bërë nga Trump nga një duel televiziv gjatë fushatës zgjedhore në Platformën X, Grenell e quajti këtë deklaratë si përpjekje për ndikim në zgjedhje.

Njeriu i besueshëm i Trumpit është konsideruar më parë si një kandidat serioz për postin e ministrit të Jashtëm. Por Trumpi nominoi për këtë post Marco Rubio, një senator nga Florida. Grenelli u konsiderua gjithashtu edhe për postin e të dërguarit të posaçëm për luftën e Ukrainës, por Trumpi emëroi këtu gjeneralin në pension Keith Kellogg.

Nga administrata amerikane, siç njoftojnë mediat, thuhet se Grenelli do të jetë një prej atyre që do të kujdeset edhe për kriza të tjera në rajon, e një prej tyre është edhe Ballkani Perëndimor. /DW

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI