Flash

Mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese, vendimi në 23 Dhjetor

Lapsi.al 17 December 2024
Mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese, vendimi në 23

Seanca për përcaktimin e mbylljes së mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj pritet të zhvillohet në datën 23 dhjetor. Kjo seancë pritet të jetë vendimtare për çështjen në shqyrtim, ndërkohë që Zaçaj pretendon se mandati i saj nuk ka përfunduar ende.

"Sot, më datë 17.12.2024, ora 13:00, u çel seanca për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.

Gjykata konstatoi se gjyqtarja Holta Zaçaj, në datën 16.12.2024, është njohur me praktikën dokumentare të dërguar nga Gjykata e Lartë, ndërsa përpara seancës së ditës së sotme ka depozituar një kërkesë me shkrim, përmes të cilës ka kërkuar dhënien e një kohe të mjaftueshme për të paraqitur opinionin e saj në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga Kryetari i Gjykatës së Lartë sa i përket parimeve kushtetuese dhe mënyrës së interpretimit të dispozitave kushtetuese të zbatueshme në rastin në shqyrtim.

Gjykata, pasi vlerësoi shkaqet e kësaj kërkese, vendosi që ta pranojë atë, duke i lënë kohë, sipas kërkesës, deri ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 10:00, për paraqitjen e një opinioni me shkrim.

Për këto arsye, si dhe për t’i dhënë kohë të mjaftueshme edhe trupës për të studiuar paraprakisht opinionin, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 13:00", njofton Gjykata Kushtetuese.

Kulisat/Ç’fshihet pas lojës me shkarkime të gjykatësve kushtetues

Gjykata e Lartë e konsideron të mbyllur mandatin e Zaçajt më 10 mars 2025 dhe ka shpallur vendin vakant dhe nisur procedurat për zëvendësimin e saj. Vetë kryetarja Zaçaj thotë se mandati i mbaron në fund të 2025 dhe për këtë ka kërkuar opinion në Komisionin e Venecias.

Të këshilluara

Brian Cox shpërthen kundër Oscars: Marrëzi

Brian Cox është i zemëruar me çmimet Oscar. Aktori, shpërtheu në ndarjen e çmimeve Oscar në një intervistë me Hollywood Reporter të hënën. “Oscars janë ab...

15:15

Aksident në Berat/ "Hyundai" humb kontrollin

Një aksident është regjistruar mbremjen e djeshme në hyrje të qytetit të Beratit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në vendin e quajtur “Dogana”. Më tej bëhet me d...

09:22

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI