Flash

Mudryk, pozitiv në kontrollin antidoping: lojtari i Chelsea rrezikon 4 vjet

Lapsi.al 17 December 2024
Mudryk, pozitiv në kontrollin antidoping: lojtari i Chelsea rrezikon 4 vjet
Mykhailo Mudryk ka rezultuar pozitiv në një kontroll antidoping dhe tani lojtari i Chelsea përballet me rrezikun e një pezullimi të gjatë. Sipas asaj që është raportuar në orët e fundit nga mediat angleze dhe ukrainase, futbollisti dyshohet të ketë përdorur një substancë të ndaluar që është zbuluar në një kontroll të kryer tetorin e kaluar. Futbollisti ukrainas, i cili mbërriti te Chelsea pothuajse dy vjet më parë për 70 milionë euro plus 30 milionë të tjera në formë bonusesh (një rekord për futbollin ukrainas), mund të përballet me një pezullim të gjatë nëse gjithçka konfirmohet. Ndërkohë, Mudryk është pezulluar nga Football Association në pritje të rezultateve të kampionit B: Chelsea ka shprehur mbështetjen për lojtarin, ndërsa numri 10 po bashkëpunon me autoritetet.

Mudryk rrezikon një pezullim deri në katër vjet

Lojtari ukrainas rezultoi pozitiv në një test të kryer në fund të tetorit për kampionin “A”, dhe tani duhet pritur edhe disa ditë për hapjen e kampionit “B”: më pas do të sqarohet nëse anësori i Ukrainës dhe Chelseat do të skualifikohet dhe, në rast pozitiv, për sa kohë. Duhet kujtuar se lojtari nuk ka zbritur në fushë që nga data 1 dhjetor, kur luajti kundër Aston Villës, dhe nuk është aktivizuar në katër ndeshjet pasuese. Zyrtarisht, ai nuk luajti për shkak të një infeksioni viral dhe Enzo Maresca deklaroi se Mudryk nuk do të ishte i disponueshëm as kundër Tottenham: “Në përgjithësi, vetëm Misha Mudryk është ende jashtë. Pjesa tjetër e skuadrës është në rregull”. Që nga ai moment nuk ka pasur përditësime të tjera. Nëse kampioni i dytë konfirmon rezultatin e parë, lojtari ukrainas mund të përballet me një pezullim katërvjeçar, që është masa maksimale e dënimit. Këtë mundësi e ka zbuluar gazetari Volodymyr Zverov: “Kam folur shumë me përfaqësues të agjencive antidoping ukrainase. Më shpjeguan pak si do të trajtohet situata”. Një pezullim katërvjeçar është masa më e rëndë, por Mudryk mund të paraqesë apel dhe të ndjekë veprime të tjera paralele për të ulur dënimin, nëse do të njihej pafajësia e tij e pjesshme, siç ndodhi me Paul Pogba.

Mudryk: “E di që nuk kam bërë asgjë të gabuar”

Në rrjetet sociale, Mykhailo Mudryk ka konfirmuar pozitivitetin e tij në testin antidoping: “Mund të konfirmoj se jam informuar se një kampion që kam dorëzuar në FA (Federata Angleze e Futbollit) përmbante një substancë të ndaluar. Ishte një tronditje totale për mua, pasi nuk kam përdorur kurrë me vetëdije substanca të ndaluara dhe nuk kam shkelur asnjë rregull. Po punoj ngushtë me ekipin tim për të hetuar se si ka ndodhur kjo. E di që nuk kam bërë asgjë të gabuar dhe shpresoj të kthehem shpejt në fushë. Nuk mund të them më shumë për shkak të konfidencialitetit të procesit, por do ta bëj sa më parë të jetë e mundur”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by МM (@mmudryk10)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI