Flash

KAJSIU: Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emrin e Ramës

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Atentati në Vlorë/ I plagosur edhe një shitës dyqani, e kapën plumbat gabimisht

Lapsi.al 18 December 2024
Atentati në Vlorë/ I plagosur edhe një shitës dyqani, e

Sërish të pafajshëm që lëndohen si pasojë e luftës mes bandave kriminale. Këtë herë ka qenë një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Vlorës. Më shumë se 20 plumba janë zbrazur drejt automjetit ku lëvizte 30-vjeçari, Kejvin Hajrulla.

Për pasojë ka mbetur i plagosur i riu që është dërguar me urgjencë në spital, por plumbat kanë prekur edhe një shitës dyqani fruta perimesh, që u gjend në vendin e gabuar në momentin e gabuar. Ai është identifikuar si Armand Spahiu.

Të dy ata ndodhen në spital në gjendje të rëndë. Policia është vënë në kërkim të autorëve. Pas ngjarjes është gjetur edhe një automjet i djegur në afërsi të fshatit Panaja, i cili dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.

“Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”.

Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes. Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit. 

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohet boksieri shqiptar Florian Marku

Boksieri i njohur shqiptar Florian Marku është arrestuar mbrëmjen e sotme në Gjermani. Ndaj Marku ka qenë në fuqi një dënim me 7 vite burg nga drejtësia grek...

22:11

Çfarë ndodh me motin nesër

Këtë të enjte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët, si dhe me vranësira të pakta kalimt...

17:44

ide

KAJSIU: Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emrin e Ramës

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI