Flash

Dikur shkëlqente në Hollivud, modelja fotografohet në koshat e mbeturinave

Lapsi.al 18 December 2024
Dikur shkëlqente në Hollivud, modelja fotografohet në koshat e

Ish-modelja e pastrehë Loni Willison është parë duke kërkuar nëpër një kosh mbeturinash në Los Anxhelos.

41-vjeçarja Willson, e cila është ish-bashkëshortja e yllit të Baywatch, Jeremy Jackson, u afrua në koshin e mbetjeve me karrocën e saj ushqimore me sende të parkuara aty pranë.

Ajo kishte veshur një bluzë me vija, jelek të zi dhe kapele portokalli të Los Angeles Lakers, raportojnë mediat amerikane. Në një moment, ajo u pa duke i shtyrë gjërat e saj në rrugë, ndërsa një cigare i varej nga goja.

Rënia tragjike e Loni vjen pasi ajo fajësoi ish-bashkëshortin e saj, Jeremy, për shkaktimin e të gjitha problemeve në jetën e saj. Në një intervistë të publikuar në maj 2023 nga "X17 Online", ajo u pyet se ku shkoi keq jeta e saj.

Ajo u përgjigj shkurt: "Ish-burri im. Duke u martuar. Të paktën unë u divorcova... ai krijoi gjithçka". Çifti pati një ndarje të ashpër në vitin 2014, pasi ata ishin të martuar për më pak se dy vjet.

Loni ka pretenduar se Jeremy u përpoq ta mbyste atë në një përleshje fizike kur ata ishin të dehur. Ajo më parë ka modeluar për revista të tilla si Glam Fit, Flavour dhe Iron Man.

Por viti 2018 ishte kur ajo u fotografua për herë të parë e pastrehë në rrugë pas vitesh jashtë syrit të publikut./ Daily Mail

Të këshilluara

Ben Affleck ribashkohet me ish partneret

Ben Affleck u ribashkua me ish-et e tij Jennifer Lopez dhe Jennifer Garner për të parë fëmijët e tyre duke performuar në një lojë shkollore të premten. Sipas...

14:21

Ribashkohen Cardi B dhe Offset?

Cardi B dhe burri i saj i larguar, Offset, u ribashkuan për festimin e ditëlindjes së tij të 33-të në Miami. Këngëtarja e "WAP" u pa brenda një klubi të shtu...

13:58

Daddy Yankee padit ish gruan e tij

Në mes të procedurave të tij të divorcit, Daddy Yankee ngriti një padi kundër ish gruas së tij, Mireddys González, duke e akuzuar atë për transferime në shumën ...

15:54

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI