Flash

E rëndë/ 26-vjeçarja gjendet e pajetë në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit

Lapsi.al 18 December 2024
E rëndë/ 26-vjeçarja gjendet e pajetë në kanalin e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku një 26-vjeçare është gjetur e pajetë në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit.

Trupi i pajetë 26-vjeçares me iniciale M. O., banuese në fshatin Kosharisht, u gjet ditën e djeshme. Raportohet se nga eksperti mjekoligjor, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur. Zhdukja e 26-vjeçares është denoncuar në komisariatin e policisë Kukësit nga familjarët e saj më 16 Dhjetor.

Ata denoncuan se kishin humbur kontakte me të dhe një ditë më pas u gjet trupi i pajetë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Të këshilluara

Përfshihet nga zjarri një banesë në Maliq

Një banesë në fshatin Volçisht në Maliq është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. Në momentin...

09:32

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI