Flash

Ndërhyrje në zgjedhjet në Rumani, BE-ja nis hetim ndaj TikTok-ut pas dyshimeve

Lapsi.al 18 December 2024
Ndërhyrje në zgjedhjet në Rumani, BE-ja nis hetim ndaj TikTok-ut

Bashkimi Evropian (BE) e ka nisur një hetim ndaj platformës kineze të rrjeteve sociale, TikTok, në lidhje me akuzat se u përdor nga Rusia për të ndikuar në rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, të cilin e fitoi një kandidat miqësor me Moskën.

Kandidati i pavarur, goxha i panjohur, Calin Georgescu, arriti fitore tronditëse në rundin e parë të zgjedhjeve më 24 nëntor, duke i marrë rreth 23 për qind të votave. Ai pritej të përballej me kandidaten proevropiane, Elena Lasconi, në balotazhin e 8 dhjetorit.

Megjithatë, pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Rumanisë e publikoi dokumentet e klasifikuara, që drejtuan gishtin kah “një aktor shtetëror”, që s’u emërua por dukej të ishte Rusia, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë e shfuqizoi rundin e parë dhe urdhëroi që zgjedhjet të mbahen përsëri nga fillimi në muajt në vijim.

Mandati i presidentit në detyrë, Klaus Iohannis, është zgjatur përkatësisht, megjithëse mandati i tij i dytë pesëvjeçar përfundoi këtë muaj.

“Duke ndjekur indikacione serioze se aktorë të huaj ndërhynë në zgjedhjet presidenciale rumune përmes TikTok-ut, ne tani po hetojmë në mënyrë të hollësishme nëse TikTok-u ka shkelur Aktin për Shërbimet Digjitale duke dështuar t’i trajtojë këto rreziqe”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 17 dhjetor.

Ajo tha se komisioni do ta vazhdojë mbledhjen e provave, “për shembull, duke dërguar kërkesa të mëtejshme për informacion, duke kryer veprime monitoruese, intervista, inspektime dhe duke kërkuar qasje në algoritmet”.

Ndërkohë, BE-ja e urdhëroi më 5 dhjetor TikTok-un t’i ngrijë dhe ruajë të dhëna e lidhura me “rreziqe sistematike aktuale, ose të parashikueshme”, që kanë të bëjnë me zgjedhjet kombëtare në bllokun me 27 anëtarë, nga 24 nëntori deri në mars të vitit të ardhshëm. TikTok-u tani duhet të sigurojë të dhëna dhe dokumente të mbajtura sipas urdhrit të 5 dhjetorit, tha von der Leyen. Veprimi i BE-së pason një deklaratë të një grupi senatorësh të lartë amerikanë që dënuan ndikimin e dyshuar rus në zgjedhjet rumune.

“Sulmi i Vladimir Putinit ndaj zgjedhjeve në Rumani është një shembull tjetër i luftës hibride që ai po zhvillon kundër aleatëve dhe partnerëve tanë evropianë”, thanë senatorët amerikanë Pete Ricketts (republikan nga Nebraska), Ben Cardin (demokrat nga Mariland), Jim Risch (republikan nga Idaho) dhe Jeanne Shaheen (demokrate nga Nju Hempshirë) në një komunikatë.

“Si një aleat i fortë i NATO-s, ne mbështesim Rumaninë në përpjekjen për të ruajtur integritetin e zgjedhjeve të saj. Ne dënojmë manipulimin e Vladimir Putinit përmes TikTok-ut, që kontrollohet nga Partia Komuniste Kineze (PKK), për të minuar procesin demokratik në Rumani”, thanë senatorët./ REL

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI