Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Studimi/ “Albania”, fjala simbol në mediat italiane për vitin 2024

Lapsi.al 18 December 2024
Studimi/ “Albania”, fjala simbol në mediat italiane për

Gazetat dhe lajmet në televizionet italiane flasin gjithnjë e më pak për çështjet e migracionit, por kur kjo ndodh, politika zë shumë hapësirë. Në Raportin e XII të asaj që njihet si “Karta e Romës” një studim për mediat në vendin fqinj, fjala simbolike e vitit 2024 është "Albania".

Shkak është bërë marrëveshja e Romës me Tiranën për transferimin e emigrantëve nga ana tjetër e Mesdheut. Studimi u prezantua mëngjesin e kësaj të mërkure nga studiuesi i Observatorit të Pavias, Giuseppe Milazzo me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve.

“Fjala simbol e vitit 2024 është “Shqipëria” e lidhur me marrëveshjen për qendrat për emigrantët jashtë Europës. Ambienti është ai i një krize rregullatore, ku debati fokusohet në legjitimitetin e dekretit në lidhje me të drejtën ndërkombëtare dhe direktivat e Gjykatës Evropiane që ka gjeneruar tensione mes qeverisë dhe autoriteteve gjyqësore” – thuhet në studim.

“Fjalët më të shpeshta në titujt e lajmeve të vitit 2024 pasqyrojnë fokusin tek institucionet politike: "migrant" (631 tituj), "Italia" (201), "Meloni" (199), "BE" (173), "Shqipëria" (135), “Salvini” (123) dhe «qeveria» (112)” – thuhet më tej.

Sipas tij, në faqet e para të gazetave italiane shihet një reduktim prej 42% në mbulimin e çështjes së migracionit. Në përgjithësi, shtypi italian prodhoi gjatë vitit që po lëmë pas 4511 lajme mbi migracionin (-34% krahasuar me 2023). Në krye është gazeta “Avvenire” me 254 artikuj në faqen e parë dhe 870 tituj gjithsej, një mesatare prej 2.9 lajme në ditë, por me një rënie me 17%.

Në 10 muajt e parë të vitit, termi stigmatizues “klandestin” është përdorur 37 herë, ekuivalente me 1% të totalit midis 2013 dhe 2024. Përdorimi i shprehjeve nënçmuese si “jo-BE”, “vu cumprà”, “cigan” dhe “nomad” u ul nga 5% në 2014-ën në 1% midis 2022 dhe 2024. Megjithatë, media vazhdon ta përfaqësojë migrimin si një “krizë të përhershme” dhe të flasë për të me një gjuhë alarmante. Në përgjithësi, pothuajse në gjysmën e lajmeve (48%) mbizotëron ana negative e mikpritjes, ndërsa ajo e virtytshme del me vetëm 32% të lajmeve.

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin nesër

Këtë të enjte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët, si dhe me vranësira të pakta kalimt...

17:44

Arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Ai akuzohet për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Policia ka kontrolluar pjesën e ja...

16:44

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI