Flash

Tërbohen tifozët, Juventus sakrifikon Yildiz për Tonali: “bastexhiu” i dytë në ekip

Lapsi.al 18 December 2024
Tërbohen tifozët, Juventus sakrifikon Yildiz për Tonali:

Sandro Tonali te Juventus: kalimi është i mundur. Ky është lajmi më i rëndësishëm që qarkullon rreth merkatos së bardhezinjve: një përforcim prestigjioz që mund t’i dhurohet teknikut Thiago Motta për të përballuar pjesën e dytë të sezonit me një skuadër më të gjatë dhe më të fortë. Mesfushori italian duket i gatshëm të rikthehet në Serie A pas një viti e gjysmë te Newcastle, ku, pas kthimit nga pezullimi për baste të paligjshme, nuk ka gjetur shumë hapësira. Për këtë arsye, Corriere dello Sport raporton interesimin e madh të Juventus, që ka vendosur ta sjellë lojtarin në Torino që në merkaton e janarit.

Juve “all-in” për Tonali

Kjo është ideja e fundit e merkatos së Juventusit, që synon të përforcojë pikat nevralgjike të skuadrës për t’i dhuruar Thiago Motta-s një grup të kompletuar dhe për të zëvendësuar lojtarët e dëmtuar. Tonali ka hyrë në radarët e bardhezinjve pas një takimi të mbajtur në Torino në fillim të javës, ku u bë një analizë e situatës dhe u planifikuan lëvizjet për sesionin e afërt të merkatos.

Lexo më tej: Tonali, zbulohen detajet në Angli: baste për ndeshje ku ka luajtur vetë, janë 50 ndeshje për 100.000 euro

Për t’i hapur vend ardhjes së Tonali, strategjia e Juventus përfshin largimin e Fagioli, i pari në listën e lojtarëve të sakrifikueshëm. Mesfushori tashmë ka tërhequr interesin e Marseille. Megjithëse është rikthyer nga pezullimi, ai nuk bën më pjesë në planet e trajnerit dhe është futur në listën e lojtarëve që do të largohen.

Një operacion prej 50 milionë eurosh

Për të transferuar mesfushori Sandro Tonali, do të duhen të paktën 50 milionë euro dhe shitja e vetëm një lojtari nuk është e mjaftueshme. Për këtë arsye, Juventus mund të konsiderojë edhe largimin e Yildiz, krahas Fagioli (që nuk është diçka e re) për një shumë të konsiderueshme, rreth 40 milionë euro. Kjo do të ndihmonte klubin të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme për të vepruar në treg me qetësi, duke synuar jo vetëm mesfushorin Tonali, por edhe një mbrojtës për të mbushur boshllëqet që janë krijuar në repartin mbrojtës gjatë këtij sezoni të vështirë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI