Flash

Turqia i fiku rrjetin e komunikimit regjimit të Assadit gjatë revolucionit rebel

Lapsi.al 18 December 2024
Turqia i fiku rrjetin e komunikimit regjimit të Assadit gjatë

Intelligence Online – me bazë në Francë – ka raportuar se sistemet turke Milkar 4A2 dhe ILGAR janë përdorur për të çaktivizuar rrjetet e komunikimit ushtarak të regjimit të Bashar al Assadit.

Kjo ka ndodhur gjatë kohës së operacioneve të Forcave të Revolucionit Sirian.

Sakaq vetëm një ditë më parë, presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai besonte se Turqia dhe presidenti i saj Recep Tayyip Erdogan qëndronin pas ngjarjeve të fundit në Siri, të cilat rezultuan në rënien e regjimit të ish-presidentit Bashar al-Assad.

“Askush nuk e di se kush është pala tjetër”, tha Trump për zhvillimet e fundit në vendin e shkatërruar nga lufta.

“Por unë e di, Turqia. Erdogan është një tip shumë i zgjuar, e ka dëshiruar këtë për vite me radhë dhe ai e mori. Ata njerëz që u futën janë të kontrolluar nga Turqia dhe kjo është në rregull, është një mënyrë tjetër për të luftuar”.

Trump tha më tej se ai nuk do të dëshironte që asnjë trupë amerikane të vritej në Siri, por përfundoi duke thënë se “askush nuk e di” se cili do të ishte rezultati i konfliktit në Lindjen e Mesme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI