Flash

Një sëmundje misterioze shkakton vdekjen e 143 njerëzve në Kongo

Lapsi.al 19 December 2024
Një sëmundje misterioze shkakton vdekjen e 143 njerëzve në

Një sëmundje e ngjashme me gripin që ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve brenda dy javësh është duke u hetuar në Kongon jugperëndimore, thanë autoritetet lokale.

Vdekjet u regjistruan mes 10 dhe 25 nëntorit në provincën Kuango. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, kollë dhe anemi, u tha gazetarëve gjatë fundjavës ministri i shëndetësisë në këtë provincë, Apollinaire Yumba.

Zëvendësguvernatori i provincës, Rémy Saki, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press të martën se 67 deri në 143 njerëz kanë vdekur si pasojë e sëmundjes.

"Një ekip ekspertësh epidemiologjikë pritet të shkojnë në rajon për të marrë mostra dhe për të identifikuar problemin", shtoi ai.

Zoti Yumba këshilloi popullatën të tregohet e kujdesshme dhe të përmbahet nga kontakti me trupat e të vdekurve. Ai u bëri thirrje partnerëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë që të dërgojnë furnizime mjekësore për t'u marrë me krizën shëndetësore.

Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se Kongo tashmë po vuan nga pasojat e epidemisë e lijës së majmunit, që dyshohet se ka prekur mbi 47 mijë njerëz dhe ka shaktuar vdekjen mbi 1 mijë vdekje në këtë vend të Afrikës Qendrore.

OBSH-ja është në dijeni të sëmundjes së paidentifikuar dhe ka një ekip në terren që po punon me shërbimet lokale shëndetësore për të mbledhur mostra, sipas një punonjësi të organizatës i cili foli në kushte anonimiteti. /VOA

Të këshilluara

Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit

Mes njoftimeve kundërthënëse mbi të ardhmen e Rusisë në Siri, mjetet ushtarake ruse kanë filluar të largohen nga province Lakatia, vendilindja e diktatorit të r...

17:25

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI