Flash

Përplasja me Flamur Nokën/ Shehaj: Fatkeqësisht, rrugët tona ndahen

Lapsi.al 19 December 2024
Përplasja me Flamur Nokën/ Shehaj: Fatkeqësisht, rrugët tona

Agron Shehaj, kryetar i partisë “Mundësia”, deklaroi se i ndahet rruga me Partinë Demokratike, pas përplasjeve fizike sot në Kuvend me Flamur Nokën dhe debatin me Gazment Bardhin.

Shehaj pranoi se ka patur komunikime me PD-në, si parti opozitare, por pas ditës së sotme gjithçka zerohet. “Rrugët tona ndahen”, tha ai gjatë deklaratës për mediat, jashtë Kuvendit.

“Garda e komanduar nga Edi Rama, nga kryetarja e Kuvendit e lejoi që kjo të ndodhte në Kuvendin e Shqipërisë. Lejoi që një deputet i opozitës që donte të merrte fjalën për vjedhjen që i ishin bërë shqiptarëve, për një aferë 1.3 mld euro të dhunohej brenda në Kuvendin e Shqipërisë. Shqiptarët e gjykojnë vetë. Kur bën një opozitë të vërtetë, kur flet për një vjedhje, të gjithë bëhen bashkë për të ndaluar dhe penguar që kjo gjë të ndodhë edhe në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Agron Shehaj duke komentuar përplasjen e tij fizike me Flamur Nokën në sallën e Parlamentit.

Lexo më tej: Kërkoi përgjigjet për Thumanë-Kashar/ Flamur Noka sulmon Agron Shehajn 

"Kisha një raport (me PD-në) që fatkeqësisht u prish. Mesa duket nuk ishin dakord që unë të bëja opozitën e vërtetë, të flisja për aferat e vërteta, një skandal i jashtëzakonshëm, 1.3 mld euro. Me kaq para mund të rriten pensionet, vendoset minimumi jetik. Ata vendosën që për këtë skandal të mos flitet. Rrugët tona ndahen. Unë kam qëndruar aty prej orës 11 ose 12. Për 3 orë rresht. Atë që nuk e bëri Edi Rama, e bëri një përfaqësues i opozitës që largoi me dhunë nga foltorja një përfaqësues tjetër të opozitës. Nuk u pëlqen që unë flas për oligarkët." - shtoi Shehaj.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI