Flash

Pse amerikanët kërkojnë një mandat të dytë për prokurorët e SPAK

Lapsi.al 19 December 2024
Pse amerikanët kërkojnë një mandat të dytë

[audio mp3="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/Amerikanet-mandati-2-SPAk.mp3"][/audio]

Në ceremoninë e sotme për kremtimin e 5 vjetorit të SPAK, kishte mbërritur enkas nga Uashingtoni edhe zv/sekretari amerikan i shtetit, Alexander Kasanof, i cili ka kërkuar një ndryshim kushtetues për të zgjatur mandatin e prokurorëve të posaçëm.

Pasi lavdëroi punën e tyre për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë, një formulë standarte e përsëritur parreshtur nga ndërkombëtarët, pasi nuk humbi rastin për të vlerësuar kryeministrin Rama, reformat e të cilit "kanë prodhuar përparim", diplomati i administratës demokrate në ikje, tha shprehimisht: "për t'u siguruar se SPAK-u do të vijojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ne besojmë se prokurorët e SPAK duhet të lejohen të kandidojnë sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual. Dështimi për të realizuar këtë rrezikon të dështojë përpjekjen e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ajo rrezikon humbjen e profesionistëve tuaj më me përvojë dhe njohurive të tyre profesionale".

Në fakt, teza e hedhur nga Alexander Kasanof, nuk është e re. Prej muajsh shefi i prokurorisë speciale Altin Dumani ka kërkuar të njëjtën gjë, duke predikuar përpara deputetëve se kolegëve të tij i duhej edhe një mandat i dytë. Në maj 2024 Dumani e kishte argumentuar me nevojën për vazhdimësinë e rezultateve, hetimit të çështjeve dhe një garanci për standardet e institucionit dhe jo si një shqetësim për karrierën e tyre. “Kudo që ka mandat nuk ka liri, qëndrueshmëri në rezultate” u tha ai atëherë deputetëve duke këmbëngulur se nuk ka kuptim që "një prokurori që është në mes të një hetimi të rëndësishëm t'i ndërpritet puna në mes me mbarimin e mandatit", gjë që sipas tij do të ndikonte edhe në efektivitetin e punës së vetë strukturës.

Por pavarësisht nga argumentat e Alexander Kasanof dhe Altin Dumanit, ka një gjë që qëndron mbi ta. Ajo është Kushtetuta e Shqipërisë. Kur ajo u ndryshua për t'i hapur rrugën një reforme radikale në drejtësi, ajo parashikoi një mandat të kufizuar për prokurorët e SPAK. Neni 148/d i saj parashikon se prokurorët e SPAK emërohen për një mandat 9 vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Dhe me siguri që hartuesit e reformës kanë patur arsyet e tyre bindëse që e kanë vendosur këtë kufizim. A duhen peshuar argumentat, pro ndërprerjes së mandatit, apo ripërtëritjes së tij? Ndoshta po. Por ama një gjë është e sigurtë. Ashtu si në zgjatjen antikushtetuese të afateve të qëndrimit në detyrë të komisionerëve të vettingut, edhe ky rast i ri, po tregon se Reforma në drejtësi sa herë vihet në provë ka nevojë për arrnime. Si pasojë e tyre, kushtetuta po shndërrohet në leckë, që e ndryshojnë sipas qejfit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI