Flash

Taka në fytyrë e 10 qepje: Donnarumma i tërbuar, pret arbitrin në dhomat e zhveshjes

Lapsi.al 19 December 2024
Taka në fytyrë e 10 qepje: Donnarumma i tërbuar, pret arbitrin
Viti 2024 për portierin Gianluigi Donnarumma përfundoi në mënyrën më të keqe, pasi italiani i Paris Saint-Germain u godit në fytyrë nga mbrojtësi i Monaco, Wilfred Singo, duke pësuar një traumë faciale. Portieri italian u trajtua menjëherë me vendosjen e dhjetë kapseve në faqen e djathtë, por nuk fshehu zemërimin ndaj arbitrit François Letexier, i cili nuk e ndëshkoi mbrojtësin e Monakos me karton të verdhë. Lexo më tej: Video/ Donnarumma i tërbuar me arbitrin e katërt: "E rëndë ajo që thua" Sipas asaj që raporton RMC Sport, Donnarumma e priti arbitrin në dhomat e zhveshjes për të shprehur pakënaqësinë e tij. Megjithatë, Letexier e justifikoi vendimin e tij duke e quajtur incidentin si një “përplasje të rastësishme gjatë lojës.” Protestat nuk munguan, duke përfshirë edhe portierin e Lille, Lucas Chevalier, i cili postoi në rrjetet sociale një imazh të përplasjes midis Donnarummës dhe Singo-s, duke kërkuar shpjegime për vendimet e arbitrit.

Ndjesa e Wilfred Singo

Ndërkohë, lojtari i Monaco, Wilfred Singo, kërkoi falje për incidentin, duke theksuar se gjesti i tij nuk ishte i qëllimshëm: “Desha të kërkoj ndjesë ndaj portierit Gianluigi Donnarumma. Gjesti im nuk ishte aspak i qëllimshëm dhe vetëm më vonë kuptova se ai kishte pësuar një plagë serioze në fytyrë. Të uroj shërim të shpejtë”. Donnarumma

Situata aktuale e Donnarummës dhe ndeshjet e ardhshme

Sipas një deklarate zyrtare të Paris Saint-Germain, Donnarumma do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të reja mëngjesin e së enjtes, më 19 dhjetor, për të vijuar më pas me fazën e rehabilitimit. Objektivi i tij është të rikuperohet për Superkupën e Francës, e cila do të luhet në Doha më 5 janar, sërish kundër Monaco. Donnarumma

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI