Flash

Kurti: Kuvendet kanë rol të rëndësishëm për marrëdhëniet e përbashkëta

Lapsi.al 20 December 2024
Kurti: Kuvendet kanë rol të rëndësishëm për

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se ndjenja e vllazërisë dhe përgjegjësia para qytetarëve kanë bërë të mundur mbledhjen e Kuvendeve si kjo. Gjatë fjalës në mbledhjen e përbashkët të Kuvendeve, Kurti ka theksuar se marrëveshjet me Shqipërinë kanë dhënë rezultatet e para që nga nënshkrimi i tyre. Kurti me tej ka shtuar se kuvendet kanë rol të rëndësishëm për marrëdhëniet e përbashkëta mes dy shteteve tona.

"Sot në Prishtinë moti është i ftohtë, por besoj se nuk ndikon aspak në atmosferën e ngrohtë në këtë sallë. Nuk ka sesi të ndodhë ndryshe, dy republikat tona janë parlamentare dhe ju deputetë përfaqësoni qytetarët e të dy shteteve dhe pjesëtarët e të njëjtit komb. Dy shtetet tona janë shprehje politike e së njëjtës aspiratë shekullore të shqiptarëve për ruajtjen e identiteteve dhe bashkimin kombëtar. Ndjenja e vëllazërisë dhe përgjegjësia para qytetarëve motivojnë mbledhje si këto. Si kryesues i qeverisë së Kosovës shpreh kënaqësi që të dy kuvendet bëjnë bilancin në marrëveshjet e nënshkruara që nga mbrojtja, infrastruktura, bujqësia, tregu i përbashkët energjitik, lëvizja ndërkufitare, njohja e kontributeve shkollore, tekstet shkollore, rezultatet e deritanishme të marrëveshjeve janë të prekshme për qytetarët.

Shqipëria është ndër 5 vendet e para me të cilin Kosova ka shkëmbimet më të mëdha tregtare. Jemi të vetëdijshëm se nuk na lejohet mburrja për arritjet, kemi shumë punë për të bërë si qeveri dhe kuvende për të lehtësuar bashkëpunimet midis qytetarëve të dy republikave tona sepse siç e ka thënë poeti Primo Shllaku, kufiri Shqipëri-Kosovë është si kufiri ndërmjet dy barkusheve të zemrës. Kuvendet kanë rol të rëndëishëm për miratimin e marrëveshjeve dy palëshe," tha Kurti.

Të këshilluara

Erdogan pritet të vizitojë Damaskun

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan pritet të vizitojë Damaskun brenda 15 ditëve të ardhshme. Erdogan do të takohet me Ahmad al-Shaara, udhëheqësin e Hayat Ta...

10:14

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI