Flash

“Mancini si Stam i ri dhe Vlahovic si Higuain”, Kuqi e provokon, Cassano shpërthen

Lapsi.al 20 December 2024
“Mancini si Stam i ri dhe Vlahovic si Higuain”, Kuqi e provokon,

Me shumë gjasë, Antonio Cassano nuk e njeh Il Rosso (Kuqin), një streamer i njohur në Twitch për aftësinë e tij për të provokuar të ftuarit e tij. Gjatë kohës që Lele Adani qeshte fshehurazi, influenceri lexonte formacionin e tij të preferuar, duke lënë ish-sulmuesin Cassano të habitur.

“Mancini si Stam”

Që në sekondat e para të transmetimit live, Cassano bie në grackën e Kuqit, i cili, veshur me një fanellë të Cristiano Ronaldo, komentoi: “Qysh në fillim je nisur keq. Nëse do, të çoj në të s’ëmën shpejt”. Streameri ia kthen: “Shko ti në të s’ëmës, Antonio”, duke i treguar gishtin e mesit. Fantantonio qesh, por duket i çorientuar: “Kjo është shaka, apo jo? Kush është ky? Vëllai i Sinner?”.

Më pas fillon analiza e çuditshme futbollistike e Kuqit, i cili rendit formacionin e tij të preferuar: “Donnarumma në portë sepse është absolutisht më i miri, qendërmbrojtës Bastoni dhe Cubarsi, në të majtë Dimarco dhe në të djathtë Mancini”. Ish-ylli i Romës, Sampdorias dhe Inter pyet: “Nëse Donnarumma është më i miri, pse nuk është titullar me Luis Enrique?”. Streameri përgjigjet: “Sepse Luis Enrique është një i paaftë”. Kur arrin te Mancini si mbrojtës i djathtë, duke e quajtur “Stam i ri” dhe në të njëjtin nivel me Alexander-Arnold dhe Carvajal, Cassano shpërthen: “Ku e keni gjetur këtë?! Nuk më intereson fare sa shumë ndiqet. Ajo që thotë nuk ka logjikë”.

“Rodri i vrazhdë, Vlahovic si Higuain”

Kuqi vazhdon me analizën e tij: “Mesfushë me Barella dhe Bellingham përpara mbrojtjes dhe Dybala si trekuartist”. Cassano qëndron i heshtur, duke mbajtur kokën me duar, derisa streameri godet përfundimisht: “Tridenti i sulmit është i thjeshtë: Cristiano Ronaldo në të djathtë, Leao në të majtë dhe Vlahovic në qendër”. Fantantonio përgjigjet ironikisht: “Skuadra që ke bërë do kishte probleme edhe kundër Vareses”, dhe më pas pyet naivisht: “E njeh Rodri? Sipas teje është më i fortë se Barella? Leao është më i mirë se Vinicius apo Salah?”. Kjo i jep mundësinë perfekte Kuqit: “Antonio, ti ke mbetur në kohën tënde, futbolli ka evoluar. Rodri është pak i vrazhdë. Leao është më i fortë se Vinicius. Braziliani në Serie A nuk do bënte aq mirë sa portugezi. Salah është në rënie”.

Lexo më tej: Cassano kontrovers, zhvlerëson mesfushorin Barella: “Nuk ka cilësi e as personalitet”

Goditja e fundit? “Vlahovic është i ngjashëm me Higuain”, thotë Il Rosso. Në këtë moment, Cassano ngrihet nga studio dhe largohet, ndërsa Ventola dhe Adani nuk ndalin së qeshuri. Një episod që do të mbahet mend në historinë e Twitch.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI