Flash

Procesi Pogba: i vëllai dënohet me tre vjet burg për tentativë shantazhi dhe rrëmbimi

Lapsi.al 20 December 2024
Procesi Pogba: i vëllai dënohet me tre vjet burg për
Gjykata penale e Parisit ka shpallur tashmë gjashtë dënime për tentativë shantazhi dhe tentativë rrëmbimi ndaj Paul Pogba. Gjykata ka vendosur dënimet e shkallës së parë për 6 të pandehur, fajtorë se sekuestruan dhe shantazhuan Paul Pogba në mars 2022. Mes fajtorëve edhe vëllai i madh i futbollistit, Mathias, i cili u dënua 3 vjet burg. Porositësi i operacionit është dënuar, nga ana tjetër, me 8 vjet burg.

Ngjarjet

Ngjarjet datojnë në mars të vitit 2022, kur Paul Pogba, i cili atëherë luante për Manchester United, thuhet se është rrëmbyer dhe kërcënuar nga disa burra të armatosur dhe me fytyrën e mbuluar, të cilët më pas rezultuan të ishin shokët e tij të fëmijërisë, të cilët kërkuan 13 milionë euro nga lojtari i datëlindjes '93. Lexo më tej: “Nëse shihni këto mesazhe, jam në burg": sulmi i tenjave, marabuti e CR7, Mathias Pogba nxjerr akuza të reja

Dënohet vëllai i Pogba

Në këtë drejtim, ndër të tjerët, është dënuar edhe Mathias Pogba, vëllai i madh i Paul: tre vjet burg, dy prej të cilëve janë pezulluar dhe do të vuajnë nën regjimin e arrestit shtëpiak. Përveç kësaj, ai është dënuar me një gjobë prej 20,000 euro për tentativën e shantazhit ndaj vëllait të tij. Ndërkohë, një dënim prej tetë vjetësh burg është dhënë për Roushdane K., i cili konsiderohet si porositësi dhe truri i operacionit. Ndërkohë, avokati i Mathias ka njoftuar tashmë se ka ndërmend të apelojë vendimin.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI