Flash

Sulmi rus në Kiev dëmtoi 6 ambasada, përfshirë të Shqipërisë, RMV dhe Malit të Zi

Lapsi.al 20 December 2024
Sulmi rus në Kiev dëmtoi 6 ambasada, përfshirë të

Ambasadat e Shqipërisë, Argjentinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Portugalisë dhe përfaqësia e territoreve palestineze në Kiev pësuan dëme të shumta të premten nga një sulm rus me raketa, njoftuan zyrtarët ukrainas.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Heorhii Tykhyi tha se godina ku janë vendosur ambasadat u dëmtua rëndë nga sulmi rus.

Në pamje shihen dritaret e thyera, zyra të dëmtuara dhe një automjet me targa diplomatike me xhama të thyer.

Banorët e qendrës së qytetit dëgjuan shpërthime të fuqishme, pas të cilave shpërtheu zjarri në disa ndërtesa, tha drejtuesi i administratës ushtarake së Kievit, Serhiy Popko.

Ai tha se forcat ruse kishin sulmuar me tetë raketa, përfshirë raketat hipersonike ‘Kinzhal’ dhe balistike ‘Iskander’ në këtë sulm, sipas tij.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë i dënoi sulmet ndaj ambasadës si “brutale” dhe shtoi se ato vendosën “në rrezik jetën e personelit diplomatik”. Sipas ministrisë, gjatë sulmit Ambasada e Shqipërisë pësoi vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme dhe në disa nga hapësirat brenda saj.

“Ky akt i pakuptimtë është një sulm ndaj themeleve të vetë diplomacisë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Ministrisë. “Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht.”

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut e dënoi sulmin ndaj godinës së ambasadave, ku ndodhet edhe ambasada maqedone në Ukrainë.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie nuk pati dëmtime në njerëz pasi sulmi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit, kur stafi diplomatik i ambasadës nuk ndodhej në ndërtesë.

Ministria e Jashtme e Malit të Zi, përmes një deklarate të postuar në platformën X, i dënoi sulmet ruse me raketa si "plotësisht të papranueshme", duke i quajtur ato "akte agresioni që kërcënojnë sigurinë e civilëve dhe infrastrukturën kritike, përfshirë misionet diplomatike". /VOA

Të këshilluara

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se prej 20 dhjetorit, Armenia i njeh të gjitha pasaportat e Kosovës, përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtar...

20:09

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon...

16:30

Amerikanët vrasin shefin e ISIS në Siri

SHBA thotë se ka vrarë liderin e Shtetit Islamik (ISIS) Abu Yusif në Siri. Forcat e Komandës Qendrore të SHBA (Centcom) thanë se kryen një sulm ajror duke sy...

17:59

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI