Flash

Vodafone sjell “5G HoloShow” në TEG, një dimension i ri argëtimi

Lapsi.al 20 December 2024
Vodafone sjell “5G HoloShow” në TEG, një dimension i ri

Eksperienca e vërtetë 5G e Vodafone Albania sapo ka filluar, duke e befasuar publikun shqiptar me shfaqje deri dje të paimagjinueshme dhe me protagonistë personazhe të dashur, që nga këngëtarët Elgit Doda e futbollisti i Kombëtares Mirlind Daku, deri te babagjyshi i Vitit të Ri dhe Grinçi për më të vegjlit.

“Vodafone 5G holoshow” është spektakli i Vodafone në ambientet e qendrës tregtare TEG, i cili ka nisur në 14 dhjetor dhe do të zgjasë deri në 26 dhjetor, duke sjellë në ditët në vijim të tjerë personazhe të dashur si Marsela Çibukaj, Dj Zava apo elfët. Një projekt novator që tregon potencialin transformues të Rrjetit Vodafone 5G, duke ofruar një përvojë argëtuese gjithëpërfshirëse dhe interaktive.

Platforma HoloShow shfrytëzon fuqinë e rrjetit 5G, pra shpejtësinë e lartë në download dhe vonesën (latency) e ulët, për të krijuar imazhe realiste 3D. Kamera profesionale me rezolucion 4K kap imazhet e një personi apo objekti dhe i transmeton në kohë reale nëpërmjet infrastrukturës së rrjetit 5G. Ky imazh përpunohet përmes software të avancuar në një vend që mund të jetë shumë larg atij ku janë përftuar imazhet fillestare. Imazhi holografik tri-dimensional mund të shfaqet në një mjedis virtual ose të mbivendoset në një mjedis të botës reale.

Para pak ditësh, vizitorët e shumtë në qendrën tregtare TEG kanë pasur mundësi të shijonin performancat e këngëtarit Elgit Dode, babagjyshit apo Grinçit, të cilët ndonëse nuk ndodheshin fizikisht aty, mundën të ndërvepronin me shikuesit falë teknologjisë së holoshow-t, që siguron imazhe reale e të drejtpërdrejta.

“Jemi shumë entuziastë që sjellim këtë projekt inovativ në TEG, një dëshmi kjo e aftësive të jashtëzakonshme të rrjetit tonë 5G”, tha zoti Balázs Révész, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania. “Vodafone 5G HoloShow është shembulli perfekt se si po i hapim rrugë dhe po udhëheqim në zhvillimin teknologjik dhe përmirësimin e përvojës së klientit.”

Falë teknologjisë 5G që është përhapur tashmë në shumë qytete anembanë globit, Vodafone Albania mbetet në krye të inovacionit, duke e sjellë përvojën e vërtetë 5G edhe në Shqipëri. Magjia vazhdon edhe për pak ditë, ndaj mos e humbisni! Ejani dhe përjetoni të ardhmen e argëtimit me Vodafone në TEG HoloShow.  (Artikull Promocional)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI