Flash

Aksident tragjik në Brazil/ Autobusi përplaset me kamionin, të paktën 32 viktima

Lapsi.al 21 December 2024
Aksident tragjik në Brazil/ Autobusi përplaset me kamionin, të

Një aksident tragjedi ka ndodhur në Brazil, ku raportohet për më shumë se 32 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Sipas mediave të huaja një autobus me 48 pasagjerë është përplasur me një kamion, i cili më pas ka shpërthyer në flakë. Raportohet se si pasojë kanë humbur jetën më shumë se 32 persona, por nuk dihet ende numri i saktë.

“Rreth 32 deri në 35 persona humbën jetën, por ende nuk është e mundur të përcaktohet numri i saktë i të vdekurve për shkak të gjendjes së trupave të djegur dhe ata janë të panjohur”, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve.

Po ashtu po punohet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, e po ashtu po merren dhe deklaratat e dëshitarëve okularë.

Shërbimi zjarrfikës fillimisht njoftoi se autobusi që transportonte 48 pasagjerë i kishte dalë goma, gjë që bëri që shoferi të humbiste kontrollin e mjetit dhe të përplasej me një kamion me pllaka në orën 4:00 të mëngjesit me orën lokale, në një autostradë kryesore pranë qytetit të Teofilo Otoni në shtetin e Minas Gerais.

Shërbimi zjarrfikës tha gjithashtu se shpëtoi 13 pasagjerë nga autobusi, si edhe tre pasagjerët e një makine që gjithashtu u përfshi në përplasje e ishte bllokuar nën kamion.

Mes të vdekurve është shoferi i autobusit dhe të paktën një fëmijë.  Autobusi ishte nisur nga Sao Paulo dhe ishte nisur për në shtetin Bahia.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI