Flash

Lojtarët pa u paguar, Magani shpërthen kundër Prengaj: Nuk e kishte mendjen fare”

Lapsi.al 21 December 2024
Lojtarët pa u paguar, Magani shpërthen kundër Prengaj: Nuk e

“Janë disa gjëra të pashpjegueshme. E dyta herë që na ndodh dhe në ndeshjen me Skënderbeun ku skuadra luan në perfeksion në pjesën e parë. Dy golat që morën ishin gabime individuale të qendërmbrojtësit tonë. Nuk e di, u mërzita shumë sepse patëm gjithçka për ta fituar sot”. Gugash Magani nuk ka fjalë të buta për lojtarët e tij, pas humbjes 3-1 me Laçin dhe situata nuk kërkon butësi. Tirana është në zonën e playout dhe asgjë nuk shkon si duhet.

Tekniku, në pozita të vështira, pranon në rreshta mospagimin e lojtarëve nga klubi, por shpërthen kundër njërit prej tyre, që sipas gjasave duhet të jetë Prengaj: “Do të thoja që është aluduar shumë që Tirana nuk ka marrë rrogat. Mendoj të gjithë kanë probleme, por kur futet lojtari në fushë jep maksimumin. Atëherë thotë që këtu stop. Kjo nuk ndodhi me lojtarin që ka qenë gjithë kohës ndër më të mirët. Na ndodhi dhe me Dinamon me të njëjtin lojtar. Nuk dua ta paragjykoj, por mendoj nuk e ka pasur mendjen fare”.

Lexo më tej: Video/ Tirana në zonën playout, të dënuar nga Melo: Laçi e thyen 3-1 me përmbysje

Magani vazhdon të justifikojë mungesën e pagesave të lojtarëve, me faktin që në fushë duhet dhënë gjithcka: “Është diskutuar shumë këto kohë që Tirana ka krizë, por çdo lojtar ka kontratat e veta. Ka të drejtën të marrë djersën, por kur futet në fushë jep gjithçka për gjithçka. Ndodhën disa gabime individuale, shyqyr ndodhën tani se është dhe gjysma e titullit”.

MORIERO: “U TËRBOVA NË PUSHIM”

“Isha inatosur pak në pushimin e ndeshjes se nuk kishte zbritur në fushë skuadra ime në pjesën e parë. Në pjesën e dytë luajtëm me dy sulmues e një organizator, ndryshoi sjellja në fushë, ku skuadra tregoi që nuk dëshironte të humbte, por të rikuperonte e fitonte”. Francesco Moriero mund të shijojë tani pauzën e kampionatit për një Krishtlindje të lumtur. Objektivin italiani e ka përmbushur brenda dicka më shumë se një faze kampionati. Mori një skuadër të fundit e të pashpresë dhe në javën e parë të fazës së tretë e ka nxjerrë jashtë zonës së rrezikut.

“Kisha përgjigjet që kërkoja nga lojtarët të cilët kohët e fundit po luanin pak – tha Moriero - dhe nuk ka përgjigje më të mirë se një ndeshje futbolli që të tregojnë qe janë mirë e duan të luajnë futboll. Në pjesën e dytë jemi treguar të aftë, dominuam ndeshjen, duhej të shënonim edhe dy gola të tjerë. Fizikisht bëmë ndeshjen, i vumë poshtë, bëmë shumë mirë si në fazën mbrojtëse, edhe sulmuese. Ky është futbolli që më pëlqen mua, është mentaliteti im, disiplinë taktike por mbi të gjitha intensitet loje”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI