Flash

Meta: Banditët me uniformë që shkelin ligjin do ta kenë personale me opozitën

Lapsi.al 23 December 2024
Meta: Banditët me uniformë që shkelin ligjin do ta kenë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për protestën e opozitës.

Në një postim në “Facebook”, Ilir Meta deklaroi se kjo ishte një ditë e jashtëzakonshme për shqiptarët dhe u shprehu mirënjohje qytetarëve për pjesëmarrjen.

Në shkrimin e tij, Meta dënoi dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve, ku u shpreh se këto veprime janë tregues të panikut të Edi Ramës.

"Një ditë e jashtëzakonshme për shqiptarët! Mirënjohje qytetarëve zemërluanë dhe të pamposhtur që e shndërruan sonte Mosbindjen Civile në uraganin e Lirisë për Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë.

Dhuna kriminale e narkopolicisë ndaj drejtuesve të opozitës dhe qytetarëve paqësorë, rrëmbimet e tyre banditeske dhe arrestimet e paligjshme janë tregues i panikut të Edi Ramës që po jep shpirt, por edhe i fundit të Narkoregjimit që po rrokulliset me shpejtësi drejt fundit të pashmangshëm.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe raprezaljet policore dhe u kujtoj të gjithë banditëve me uniformë që shkelin ligjin për llogari të Edi Ramës se do ta kenë personale me opozitën. Mosbindja civile dhe protestat e fuqishme nuk do të ndalen!"

Të këshilluara

Aksident në Levan-Tepelenë, 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (23 dhjetor) në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kashishtë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aks...

20:50

Aksident me vdekje në Tiranë

Më datë 23.12.2024, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Vorë-Rinas, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin Q.H., 45 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me ...

19:40

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI