Flash

VIDEO/ Djegia e pemës së Krishtlindjes shkakton protesta në Siri

Lapsi.al 24 December 2024
VIDEO/ Djegia e pemës së Krishtlindjes shkakton protesta në Siri

Qindra protestues dolën në rrugë në zonat e krishtera të Damaskut pas djegies së një peme të Krishtlindjes në qytetin Hama në Sirinë qendrore. Demonstruesit brohoritën parulla për mbrojtjen e të drejtave të krishterëve dhe marshuan drejt selisë së Patriarkanës Ortodokse.

“Nëse nuk na lejohet të jetojmë besimin tonë të krishterë në vendin tonë, siç kemi bërë më parë, atëherë nuk i përkasim më këtij vendi” - tha një protestues. Protestat shpërthyen pas publikimit të një videoje që tregonte luftëtarët me kapuç duke i vënë zjarrin një peme të Krishtlindjes në qytetin me shumicë të krishterë të Suqaylabiyah.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, luftëtarët ishin të huaj nga grupi islamik Ansar al-Tawhid. Një udhëheqës fetar nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS) që qeveris vendin premtoi dënim për autorët.

“Pema do të restaurohet dhe do të ndriçohet deri nesër në mëngjes” - tha ai.

Autoritetet e reja siriane kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje me grupet rebele për shpërbërjen dhe integrimin e tyre në forcat e rregullta të mbrojtjes.

"Takimi i krerëve të grupeve" me udhëheqësin e ri sirian Abu Mohammad al-Jolani (Ahmed al-Sharaa) "përfundoi me një marrëveshje për shpërbërjen e të gjitha grupeve dhe integrimin e tyre nën kontrollin e Ministrisë së Mbrojtjes". - thuhet në një shënim të publikuar nga media shtetërore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Thethi i izoluar nga dëbora

Thethi vazhdon prej 24 orësh të jetë i izoluar për turistët për shkak të reshjeve të dëborës. Gjatë pasdites së sotme, kanë qenë vetë banoret e zonës të cilë...

19:47

Aksident me vdekje në Durrës

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte (24 dhjetor) në rrugën “Miqësia" në Durrës. Viktima, i moshës rreth 40 vjeç teksa po e...

19:31

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI