Flash

Hidhet poshtë çështja kundër Alec Baldwin

Lapsi.al 24 December 2024
Hidhet poshtë çështja kundër Alec Baldwin

Një çështje penale në Nju Meksiko kundër aktorit Alec Baldwin që rrjedh nga të shtënat fatale në xhirimet e filmit të tij "Rust" në vitin 2021 përfundoi të hënën, me një prokurore që hoqi dorë nga ankesa e saj për pushimin e çështjes.

Prokurorja speciale Kari Morrissey e tërhoqi atë apel, sipas një deklarate nga zyra e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Frist.

Avokatët e Baldwin, Luke Nikas dhe Alex Spiro thanë në një deklaratë se "vendimi i sotëm për të hedhur poshtë apelin është shfajësimi përfundimtar i asaj që Alec Baldwin dhe avokatët e tij kanë thënë që nga fillimi - kjo ishte një tragjedi, por Alec Baldwin nuk kreu asnjë krim".

Hutchins vdiq kur Baldwin i drejtoi një armë teksa vendosën një kamerë në një set filmi pranë Santa Fe.

Arma kishte fishekë të vërtetë të ngarkuar pa dashje nga shefja e armëve të filmit, Hannah Gutierrez.

Gutierrez u akuzua për vrasje të pavullnetshme në mars dhe u dënua një muaj më vonë.

Aktori i "30 Rock" mohoi të kishte tërhequr ndonjëherë këmbëzën dhe tha se kishte si qëllim ta drejtonte atë nga kamera.

Megjithatë, FBI dhe një ekspert i pavarur i armëve të zjarrit zbuluan se arma nuk do të qëllonts pa shtypur këmbëzën.

Të këshilluara

Mel B zbulon grindjen me P.Diddy

Mel B, e njohur më mirë si Scary Spice nga Spice Girls, kohët e fundit rihapi plagët e vjetra ndërsa detajoi një grindje të tensionuar me Sean "Diddy" Combs gja...

15:55

Jlo reflekton për ndarjen nga Ben Affleck

Jennifer Lopez po reflekton se si i kapërcen “vështirësitë” mes divorcit të saj nga Ben Affleck. “Mendoj se mënyra se si i kapërcej gjërat nuk është duke i m...

16:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI