Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Humbi ndjenjat gjatë protestës, Agron Gjekmarkaj: Efektivët më shtynë

Lapsi.al 24 December 2024
Humbi ndjenjat gjatë protestës, Agron Gjekmarkaj: Efektivët

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka bërë një reagim pas sitiatës së mbrëmshme ku humbi ndjenjat si pasojë e dhunës nga ana e efektivëve të policisë në protestën e Opozitës. Gjekmarkaj pasi ka dalë nga spitali ditën e sotme, ka bërë një deklaratë duke treguar se një grup efektivësh policie e kanë rrethuar dhe e kanë shtyrë më forcë.

Deputeti ka deklaruar se ata efektiovë police nuk mund të vepronin në atë mënyrë pa një urdhër politik. Gjekmarkaj shprehet se nuk i humbi ndjenjat për arsye të tjera shëndetësore, por sepse u shty me forcë nga efektivët e policisë, edhe pse u kishte deklaruar se ishte deputet dhe nënkryetar Kuvendi.

Deklarata:

Nuk do të kisha reaguar persa ndodhi dje me mua në proteste nëse policia e shtetit nuk do me fyente se dyti me deklaraten e vet publike e dizinformuese! Nuk e pelqej as e kerkoj viktimizimin! Madje kurrë në jeten time nuk kam kerkuar as nxitur ballafaqime fizike! Nuk kam sulmuar asnjeherë askënd! Dje thjesht jam mbrojtur. I gjindur para një makine të vogel bashkë me shoqeruesin tim , punonjes i gardes, i cili u keqtrajtua gjithashtu ndonese u tregoi edhe dokumentin identifikues, u rrethova nga një grup i madh policesh ! Ju thashe mos me prekni , jam Agron Gjekmarkaj, Nen Kryetari i Kuvendit të Republikes , deputet, pedagog Universiteti me butesi gati me humor , nuk shquhem per force fizike nuk bëj palester, ndaj bëni kujdes!

Me shtynë brutalisht , me shume forcë, thyen e edhe pasqyren e vetures duke me ngritur gati në ajer mua ! Me terhoqi shoqeruesi me shumë mundim dhe një djale nga Lezha permes policeve teksa ndieja frymarrjen qe po me ngadalesohej! Sapo dola nga turma e policeve duke me terhequr te tjeret humba ndjenjat! Nuk u ndieva keq se kisha probleme me shendetin por si pasoje e veprimeve të policisë! Nuk u largova nga protesta se desha të largohem, por me detyruan, nuk u largova për të shkuar në kafe apo shtepi por në spital! Me ka mbetur në kujtesë egersia në shikim e dy tre oficerve të policisë, zelli i tyre si dikur motit kur arrestoheshin deputet e opozites në 1946 , u dukej e padrejte që dikush guxon të protestojë kunder pushtetit të tyrë se ata e shohin pushtetin si gjënë e tyre, pse jo edhe si instrument dhune!

Gjithsesi ata nuk mund të shtynin një deputet në atë menyrë pa një urdher politik! Perfitoj nga ky rast i trishtë të falenderoj të gjithë ata që mu gjinden pranë , protestuesit , demokratet e qytetaret e Lezhes, drejtuesit dhe deputetet e PD , mjeket e spitalit ushtarak dhe ata të QSUT për ekzaminimet dhe sherbimin, falenderoj qendra miq e të njohur nga vendi e Bota per atë lum mesazhesh që kam marrë prej tyre ënde në pamundesi për tu kthyer pergjigje individualisht! Shpreh keqaerdhje të thellë për të gjithë të lenduarit e të ndaluarit të cilet perpiqen per një Shqiperi më të mirë që nuk e moren vemendjen që mora unë! Ne nuk kemi frikë! Sot jemi në vigjilje të Krishtlindjeve ! Qofshin ato të bardha per ju dhe të gjithë shqiptaret! Të tjerat do të jenë më të mira! Agron Gjekmarkaj Nen Kryetar i Kuvendit të Republikes Nën Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë!

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI