Flash

Arrestohet ministri i Sigurisë në Bosnje

Lapsi.al 26 December 2024
Arrestohet ministri i Sigurisë në Bosnje

Ministri i Sigurisë së Bosnjës u arrestua të enjten me dyshimin për korrupsion ndërsa ai drejtonte kompaninë e menaxhimit të rrugëve në njësinë serbe të vendit, njoftuan prokurorët.

Nenad Nesic, 46 vjeç, dhe gjashtë persona, duke përfshirë drejtorin aktual të ndërmarrjes rrugore, Putevi RS, në Republikën Serbe të Bosnjës.

Ata akuzohen për “grup kriminal, pastrim parash, shpërdorim të detyrës dhe ryshfet”, thuhet në deklaratë.

Policia e Republika Srpska (RS) deklaroi se kontrollet në banesat dhe bizneset e të arrestuarve po kryheshin në Sarajevë.

Nesic ka shërbyer si ministër i sigurisë që nga janari 2023 dhe ka qenë drejtor i Putevi RS nga 2016 deri në 2020 ndërsa ka shërbyer edhe si ligjvënës.

Ai është aktualisht president i partisë së Aleancës Popullore Demokratike (DNS), e cila është në një koalicion me Aleancën e Social Demokratëve të Pavarur të udhëhequr nga Milorad Dodik, presidenti nacionalist, pro-rus i Republika Srpska.

Dodik e përshkroi arrestimin në një postim në mediat sociale si një “veprim të papranueshëm” dhe pretendoi se ishte një rast “persekutimi i zyrtarëve” nga entiteti serb.

Të këshilluara

(Pamjet) Pse u thirr Veliaj në SPAK

Mëngjesin e sotëm kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u paraqit në ambientet e SPAK. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Veliaj do të pyetet në kuadër të he...

11:31

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI