Flash

Momente frike për kreun e OBSH në aeroportin e Jemenit kur u sulmua nga Izraeli

Lapsi.al 26 December 2024
Momente frike për kreun e OBSH në aeroportin e Jemenit kur u sulmua

Izraeli kreu sulme ajrore ndaj objektivave të rebelëve Huthi në kryeqytetin e Jemenit, Sana, dhe në qytetin e portit Hodeida, të enjten.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se bombardimet ndodhën derisa ai po priste për të hipur në aeroplan për të udhëtuar nga Sana, dhe se një anëtar i ekuipazhit u plagos.

“Kulla për kontrollin ajror, salla e pritjes para nisjes – vetëm pak metra larg nga ku po prisnim ne – dhe pista u dëmtuan”, tha Tedros në X, duke shtuar se ai dhe kolegët e tij të OBSH-së janë të sigurt.

“Ne duhet të presim derisa të ndreqen dëmet në aeroport për t’u larguar”, shtoi ai. Ai nuk e përmendi se kush kreu bombardime.

Izraeli i kreu këto sulme pasi rebelët Huthi hodhën raketa drejt Izraelit për disa ditë radhazi.

Ushtria izraelite tha se e sulmoi infrastrukturën e përdorur nga rebelët Huthi në aeroportin ndërkombëtar në Sana dhe në portet e Hodeida, Al-Salif dhe Ras Qantib, si dhe në stacionet e energjisë.

Ushtria nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve në lidhje me deklaratën e Tedros.

Një ditë më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se “edhe rebelët Huthi do ta marrin mësimin që Hamasi, Hezbollahu, regjimi i Assadit dhe të tjerët e morën”.

Netanyahu i vëzhgoi sulmet e reja së bashku me liderët ushtarakë, tha Qeveria e tij.

Mediat e Huthit, të mbështetur nga Irani, konfirmuan sulmet në një postim në Telegram, por nuk dhanë hollësi të menjëhershme. Ushtria amerikane gjithashtu ka sulmuar Huthit në Jemen në ditët e fundit.

Gjatë fundjavës, 16 persona u plagosën kur një raketë e Huthit goditi një kënd lojërash në Tel Aviv. Javën e kaluar, avionët izraelitë goditën Sanan dhe Hodeidan, duke vrarë nëntë persona.

Ushtria tha asokohe se sulmi ishte përgjigje ndaj sulmeve të mëparshme të Huthit.

Huthit gjithashtu kanë kryer sulme ndaj anijeve tregtare në korridorin e Detit të Kuq, për, siç thonë ata, të treguar solidariteti me palestinezët në Gazë.

Rebelët Huthi kanë i sulmuar rreth 100 anije tregtare me raketa dhe dronë që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës në tetor 2023, e cila nisi pas sulmit të papritur të Hamasit në jug të Izraelit, ku vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 250 të tjerëve.

Lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë prej atëherë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. /Marrë nga REL

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI