Flash

Berisha: Kjo foto nxiti konfliktin mes Ajola Xoxës dhe Linda Ramës

Lapsi.al 27 December 2024
Berisha: Kjo foto nxiti konfliktin mes Ajola Xoxës dhe Linda Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një foto nga rrjetet sociale të Ajola Xoxës që sipas tij nxiti kontrollet në shtëpinë e saj dhe që dëshmon konfliktin mes familjes Rama dhe çiftit Veliaj-Xoxa. Në këtë foto, Ajola Xoxa ka pozuar me një grua tjetër, të cilën komentuesit e shkëmbejnë me Linda Ramën. Pavarësisht komenteve, thotë Berisha, Xoxa nuk ka sqaruar se kush është gruaja tjetër dhe kjo ka provokuar inatin e zonjës Linda Rama.
"Këtu është gracka. Shikojeni me vëmëndje këtë foto! Ju të gjithë mendoni se kjo është Linda Rama. Jo nuk është Linda Rama. Kjo është Lui Kasal dhe znj. Veliaj që e poston këtë kastile, Velica, për t'i çuar nervat asaj ka marrë me dhjetëra komente, ku i thonë "Paske dalë me zonjën e parë..". Nuk e përgënjeshtron në asnjë rresht. (u kthehet gazetarëve) Këto duhet t'i ndiqnit ju, jo unë. Por unë betejën e vazhdoj. Deri këtu zbret lufta. Çfarë ndodhi? Znj. Rama i tha "Rri me Luis Casal ti tani...". Unë nuk them se kjo foto kishte rol kryesor, por edhe pa rol nuk është. Se unë 100 herë do ta vlerësoja këtë si foto e zonjës së parë dhe të dytë në pamje të parë" u shpreh Berisha.

PAMJET/ Ajola Xoxa 3 orë në SPAK, Erion Veliaj del me kapuç nga bashkia

Të këshilluara

Çfarë ndodhi kur India ndaloi TikTok

TikTok ishte një nga aplikacionet më të njohura të Indisë – derisa u ndalua në vitin 2020. Është një mësim për atë që mund të shpaloset nëse një ndalim në SHBA ...

12:02

5 arsyet pse burrat kanë frikë nga martesa

Martesa është një hap i madh në jetën e çdo individi, që shpesh sjell me vete ndryshime të rëndësishme, sfida dhe ndjenja të ndryshme. Sidoqoftë, shumë burra pë...

22:24

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI