Flash

Gjykata e Tiranës liron nga qelia Tire Alldervishin

Lapsi.al 27 December 2024
Gjykata e Tiranës liron nga qelia Tire Alldervishin

Gjykata e Tiranës ka marrë vendim për të akuzuarit që u zhvatën para pacientëve tek Sanatoriumi, skandal i ndodhur gjatë periudhës së COVID-19. Gjykata ka dënuar me 4 vite burg sanitaren Tire Alldervishi, por duke qenë se ekzekutimi i këtij dënimi ka filluar që nga dita që është arrestuar, 12 janar 2021, togat e zeza urdhëruan pezullimin e dënimit me burg për 11 muajt e mbetur.

Për këtë arsye, është vendosur që e pandehura të vihet në shërbim prove për 22 muaj me kusht që gjatë kohës së provës, të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Nga ana tjetër, infermeret; Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj që u akuzuan për mashtrim me pasoja të rënda dhe shpërdorim detyre, janë deklaruar të pafajshme.

E pafajshme është shpallur edhe sanitarja Rukije Hoxhaj.

ZBULIMI I MASHTRIMIT

Më datën 28.11.2020, nëna e kallëzueses, shtetases Eltjana Sinanaj, është shtruar te Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me Covid19. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe që më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital. Që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë prej 2000 lekësh që t’i jepte telefonin së ëmës, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara.

Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal, i ka thënë që meqenëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve, e cila ishte 10 000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin.

Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallëzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë. Kallëzuesja nuk e dinte a po ia jepnin ilaçet apo jo, sepse e ëma i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnim ata.

Të këshilluara

Çfarë ndodhi kur India ndaloi TikTok

TikTok ishte një nga aplikacionet më të njohura të Indisë – derisa u ndalua në vitin 2020. Është një mësim për atë që mund të shpaloset nëse një ndalim në SHBA ...

12:02

5 arsyet pse burrat kanë frikë nga martesa

Martesa është një hap i madh në jetën e çdo individi, që shpesh sjell me vete ndryshime të rëndësishme, sfida dhe ndjenja të ndryshme. Sidoqoftë, shumë burra pë...

22:24

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI