Flash

Intervista në VOA/ Edi Rama në hall, ta shesë apo ta mbrojë Veliajn?

Lapsi.al 28 December 2024
Intervista në VOA/ Edi Rama në hall, ta shesë apo ta mbrojë

Edi Rama ka qenë në ngërç për ti'u përgjigjur Zërit të Amerikës për rastin Veliaj

I pyetur nga Armand Mero, në një intervistë të regjistruar dje dhe të transmetuar sot, kryeministri nuk ka precizuar dot një qëndrim të qartë.

Hetimet e SPAK, Rama: Jam i qetë, le të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Nga njëra anë ai ka harruar të thotë shprehjen që përdor rëndom se "për të tilla raste ne socialistët e bëmë reformën ́në drejtësi". Por kjo gropë në memorie nuk duket krejt e rastësishme. Aq më tepër po të shohësh se kryeministri ynë proleks, ka qenë tejet i kursyer për këtë temë. Ai është përgjigjur vetëm me tre fraza. Dhe brënda këtyre të trejave ka thënë një mashtrim, një parrullë parazite dhe një marrje të krahut të Veliajt kundër mediave. Kryeministri mashtroi kur tha se "Unë nuk komentoj raste individuale, nuk e kam bërë asnjëherë, përveçse kur ka pasur një vendim përfundimtar gjykate...".

“Me pikë dhe prejse” të gjithë detajet që parathonë rënien e Lalit

Në fakt ai ka komentuar që kur emri i Saimir Tahirit doli në dosjet siçiliane e deri tek Arben Ahmetaj, kur i dha urdhër prokurorëve, "do ia bëja më keq po të isha në vend të tyre". Atëhere pse manipulon? Përgjigjja është e thjeshtë, se nuk di ç'të thotë. Kjo shihet edhe në frazën e dytë kur përsërit një formulë standarte që shqiptohet sa herë nuk do të thuash asgjë: "fakti se cilido është i hetueshëm, nuk e bën cilindo të fajshëm".

E vetmja fjali ku ai bashkohet "me pikë e presje", me deklaratat e fundit të Veliajt është etiketimi i errët i mediave: "gjyqet nuk bëhen në media, por gjyqet bëhen në proceset ligjore dhe kushtetuese".

Pse Rama është i dënuar ta mbrojë Veliajn

Pra duket sikur Rama ka vendosur ta lëshojë "pasardhësin" duke mos e mbrojtur. Por, nga ana tjetër, ai me sa duket i trembet shantazhit të këtij shoku armësh, ndaj përpiqet mos e lëndojë. Pikërisht ky ushtrim prej ekuilibristi e bën të duket qesharak, kur pranon të japë intervistë për të mos dhënë asnjë mesazh. Duket qartë që shefi i qeverisë është në hall, aq më tepër që Veliaj sot e hodhi një mini shantazh: "Unë e di radhën e punëve dhe tani e ka radhën prokurori special të bëjë çfarë të dojë, pastaj vjen radha ime për të thënë çfarë duhet". Pikërisht kohës të Veliajt për të folur i druhet Rama, i cili tmerrojet nga precedenti i një Ahmetaj të dytë. Kjo frikë e bën konfuz, gënjeshtar dhe inkoherent.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident ka ndodhur gjatë natën në rrugën e Kavajës në Tiranë. Bëhet me dije se ka një këmbësor është përplasur nga një automjet. Si pasojë e përplasjes mës...

10:59

Erion Veliaj lë Shqipërinë, niset drejt SHBA

Sot që në ora 5 të mëngjesit Erion Veliaj është parë të lërë sallën sallën Vip me pagesë (200 euro një qëndrim) të arepoportit te Rinasit. "Qëndronte i  vetmuar...

11:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI