Flash

Konfiskohet pasaporta e kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko

Lapsi.al 28 December 2024
Konfiskohet pasaporta e kryetarit të komunës së Strugës,

Gjykata Themelore në Strugë, me kërkesë të Prokurorisë Publike, ka konfiskuar pasaportën e kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, për të parandaluar kështu “arratisjen e tij”.

Merko, i cili po përballet me disa procedura gjyqësore aktive, tani është i detyruar të paraqitet një herë në javë në Gjykatë.

Prokurori publik kompetent i Strugës akuzon Merkon se në mars të këtij viti, “ka vendosur një shenjë përkujtimore – pllakë në hyrje të objektit të komunës, me të cilën ka nxitur urrejtje dhe përçarje etnike tek banorët e Strugës, duke kryer veprën penale nga neni 27 i Ligjit për memorialet dhe monumentet”, njoftoi më 28 dhjetor Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, Merko, i cili prej kohësh mban funksione publike, është pjesë e disa procedurave ligjore të hapura këtë vit nga Prokuroria Publike e Strugës.

Përmes një deklarate, Prokuroria sqaroi se deri më tani kundër tij janë ngritur disa kallëzime, ndërsa po zhvillohen edhe tetë procese gjyqësore për vepra penale si keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar si dhe për punë të papërgjegjshme në detyrë. Secila nga këto vepra parasheh dënim me burgim.

Bazuar në këtë situatë, prokurori kompetent ka vlerësuar se ekziston rreziku real që Merko “të përpiqet t’i shmanget ndjekjes penale”.

Ramiz Merko, i cili vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë, u shpall person “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) më 20 qershor 2023.

Uashingtoni atë kohë njoftoi se Merkos i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në deklaratën e DASH-it thuhej se kryetari i Komunës së Strugës kishte përvetësuar fonde në mënyrë të paligjshme dhe kishte ndërhyrë në procese gjyqësore dhe publike, duke dëmtuar besimin e qytetarëve ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

Përveç Merkos dhe familjes së tij, në listën e zezë të SHBA-së së fundmi është futur edhe një ish-zyrtar i BDI-së, Artan Grubi, i cili po ndiqet penalisht dhe i cili dyshohet se është arratisur nga shteti. /REL

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI