Flash

Thellohet mosmarrëveshja për tranzitin e gazit mes Ukrainës dhe Sllovakisë

Lapsi.al 28 December 2024
Thellohet mosmarrëveshja për tranzitin e gazit mes Ukrainës dhe

Mbarimi i afatit të kontratës në fund të dhjetorit për tranzitin e gazit rus duket se po thellon më tej mosmarrëveshjet mes Ukrainës dhe Sllovakisë. Volodymyr Zelensky akuzon kryeministrin sllovak Robet Fico për hapjen e një "fronti të dytë energjetik" kundër Ukrainës me urdhër të Rusisë.

Ukraina lejon kalimin e gazit natyror rus përmes territorit të saj për në disa vende europiane, përfshirë Sllovakinë, por pritet ta ndalë rrjedhën kur marrëveshja ekzistuese e tranzitit - e nënshkruar para fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës – të skadojë në fund të vitit.

Kryeministri Fico, i cili vizitoi presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në fillim të kësaj jave, tha se Sllovakia do të konsideronte masa reciproke kundër Ukrainës, si ndalimi i furnizimeve rezervë me energji elektrike nëse Kievi ndalon tranzitin e gazit nga 1 janari.

Sllovakia kërkon që furnizimet me gazin rus nëpërmjet Ukrainës të vazhdojnë, duke thënë se rrugët alternative do të rrisin kostot dhe do të dëmtojnë operacionet e saj të tranzitit, duke bërë që ajo të humbasë 500 milionë euro në tarifa.

Ndërsa Kievi zyrtar thotë se nuk do ta rinovojë më marrëveshjen e re për tranzitin e gazit me Moskën për shkak të luftës së nisur nga Rusia në shkurt 2022.

Ministria e Jashtme e Ukrainës akuzon Ficon se po rreshtohet në anën e Putinit me "kërcënime të pakuptimta" për të ndërprerë importet e energjisë për Ukrainën që aktualisht përbën 19% të importit. Që nga marrja e detyrës në vitin 2023, Kryeministri sllovak Fico ka qenë një nga kundërshtarët më të hapur të BE-së për ndihmën ushtarake për Ukrainën. Pas bisedimeve të tij në Moskë, Fico tha se presidenti rus Putin kishte konfirmuar gatishmërinë e Rusisë për të vazhduar furnizimin me gaz të Sllovakisë, megjithëse kjo do të bëhej "praktikisht e pamundur" pasi të skadojë marrëveshja e tranzitit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI